Apple ul çmimet e iPhone në Kinë

Apple ul çmimet e iPhone në Kinë


Çmimet e iPhone në Kinë po bien falë një uljeje taksash që hyri në fuqi të hënën. Apple ka ulur  çmimet për iPhone, iPad-s dhe produkte të tjera në faqen zyrtare kineze të saj.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, ulja erdhi pas rënies 3% në normën e taksës mbi  vlerën e shtuar që filloi më 1 prill.

IPhone i fundit 64GB tani kushton 8,199 juan (1,220 dollarë), duke e ulur  500 juan (74 dollarë), ose 5.8%, më të lirë për blerësit kinezë. IPhone XR shënoi rënie prej 300 juanë ($ 45), ose 4.6%.

Apple nuk pranoi të komentojë mbi ndryshimet e çmimeve. Kompania lëshoi këmbanat e alarmit në janar kur drejtori ekzekutiv Tim Cook paralajmëroi investitorët se kushtet e rënda ekonomike në Kinë, ndikuan në shitjet e iPhone vitin e kaluar. Cook më vonë i tha Reuters se Apple do të ulte çmimet e iPhone në disa tregje jashtë Shteteve të Bashkuara, për të kompensuar dollarin e fortë amerikan. Por iPhone ka “luftuar” në Kinë, madje edhe para se ekonomia e vendit të tregonte shenja të ngadalësimit.

Lexo: Apple ka nevojë për një strategji të re shitje, sipas analistëve

Sipas firmës kërkimore të tregut IDC, shitjet e smartfonëve të Apple në Kinë kanë rënë mbi 20% tremujorin e fundit. Kompania e Kalifornisë përballet me konkurrencë të fortë nga rivalët vendas si Huawei, Oppo, Vivo dhe Xiaomi. Ato ofrojnë telefona inteligjentë më të lirë dhe të nivelit të lartë të përshtatura për tregun kinez.

“Edhe me këtë ulje të çmimeve, iPhone-t janë ende më të shtrenjta krahasuar me telefonat Huawei”, tha analisti i tregut Kiranjeet Kaur. Megjithatë, Kina mbetet një treg i rëndësishëm për Apple, duke mundësuar më shumë se 15% të shitjeve totale. Të ardhurat nga rajoni i Kinës së Madhe që përfshin Hong Kong dhe Tajvan shënua rënie me rreth 27% në tremujorin e fundit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0