Uber dhe Lyft mund të duken njësoj, por vizionet i kanë të ndryshme  

Uber dhe Lyft mund të duken njësoj, por vizionet i kanë të ndryshme  


Në pamje të parë, mund të jetë e vështirë të dalosh bizneset e Uber dhe Lyft. Të dy kompanitë ofrojnë pothuajse të njëjtat shërbime.  Ata mbështeten në një fuqi punëtore të madhe të kontraktorëve të pavarur, shumë prej të cilëve punojnë për të dy kompanitë. Uber dhe Lyft madje ndajnë disa investitorë të mëdhenj dhe tani po bëhen kompani publike (me aksione publike). Por ka një ndryshim të qartë në strategjitë e tyre. Lyft dëshiron të jetë një kompani transportuese e konsumatorit. Uber dëshiron të jetë më shumë si Amazon. Uber ka paraqitur dokumentet për atë që pritet të jetë oferta më e madhe publike e vitit. Uber përdor regjistrimin për të transportuar mallrat dhe dërgesat.

Në letrën drejtuar aksionerëve,CEO  i Uber Dara Khosrowshahi thotë se, “kompania është ende në fillimet e saj kur është fjala për industri të mëdha si ushqimi dhe logjistika”. Lyft, thotë se është përqëndruar vetëm në transortin  e konsumatorëve. Uber dhe Lyft janë në ballë të formimit të së ardhmes së transportit, infrastrukturës së qytetit. Por, puna e tyre për t’u bërë publike tregon se  dy kompanitë kanë kohë që kanë pasur qasje dhe ambicie të ndryshme.

Lyft vendosi t’i japë fund pronësisë së makinave, kryesisht në Shtetet e Bashkuara duke u zhvendosur në një transport alternativ. Uber po punon gjithashtu për të përmirësuar dhe për të përfituar nga lëvizja e njerëzve dhe produkteve në vende të botës.

Për të ndihmuar në shpjegimin e ambicieve të ndryshme të Uber, kompania ka krahasuar në mënyrë të përsëritur veten me Amazon, e cila filloi duke shitur libra para se të zgjerohej me një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh. Në dosjen e saj, kompania madje përmend Amazon si një konkurrent, veçanërisht për biznesin e tij Uber Eats. Lyft nuk e përmend Amazonin si një konkurrent në asnjë kontekst.

Por, investimet e Uber-it në disa raste kanë devijuar shumë larg nga transporti. Kompania thuhet se po teston një shërbim të personelit me kërkesë të quajtur Uber Works. Kohët e fundit, Uber filloi testimin e një programi për të marrë me qera hapësirën e kuzhines në restorante, si pjesë e shërbimit të saj të dërgesës. Uber u zgjerua me shpejtësi në disa kontinente dhe investoi në makinat pa shofer, dërgesat e vakteve dhe transportin e mallrave, gjithashtu testoi dhënien e produkteve të dyqanit të komoditeteve. Në anën e produktit të transportit, Uber ka hulumtuar një gamë më të gjerë opsionesh të transportit sesa Lyft, duke përfshirë anijet, helikopterët dhe makinat fluturuese. Uber Eats është një biznes miliarda dollarësh. Ai krijoi rreth 1.5 miliardë dollarë në vitin 2018, nga 587 milionë dollarë më parë, sipas regjistrimit.

Lexo:  Rënia dhe shkëlqimi i kompanisë Lyft

Por, zgjerimi i investimeve rrezikon “përzierjen e ujërave” për investitorët e tregut publik që po përpiqen të kuptojnë biznesin e Uber dhe si ta vlerësojnë atë siç duhet, sipas Kathleen Smith, drejtore kryesor në Renaissance Capital. “Kompleksiteti nuk ndihmon në vlerësim,” tha ajo.

Uber raportoi humbjen e 1.8 miliardë dollarë në vitin 2018, ndërsa Lyft humbi gati 1 miliard dollarë në të njëjtin vit. “Uber ka hyrë në më shumë biznese dhe më shumë tregje sesa Lyft, sepse gjithmonë ka pasur shumë para për të investuar,”- tha Hubert Horan, një konsulent i pavarur i transportit, i cili ka qenë kritik i zëshëm i Uberit dhe Lyft.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0