3 shpikjet e fundit nga të rinjtë shqiptarë


Nuk janë më të panjohur për publikun emrat e tyre. Njihen për krijimet e tyre teknologjike të veçanta. Një shqiptar që krijon një markë orash, një 17 vjeçar që krijon robot, apo krijimi i një baterie Neo Charger e shumë të tjera si këto janë disa nga krijimet apo shpikjet që të tërheqin vëmendjen e për më tepër kur janë krijime nga brezi i ri shqiptar.

Historia e suksesit të një shqiptari të ri, të pasionuar pas orës së dorës përkon me krijimin e markës së orës Wrist Watch. Quhet Rexhep Rexhepi, dhe ka tërhequr vëmendjen e e revistës prestigjioze që mbulon të rejat nga industria e orëve, “Wrist Watch”. Rexhepi ka arritur që prodhimet e tij t’i ekspozojë në kryeqytetet më të mëdha të botës. Ky është modeli i një të riu që i dha jetë ëndrrës së tij për të ngritur një sipërmarrje të prodhimit të orëve.

Lexo:  Rexhep Rexhepi, shqiptari që ndërtoi markën e tij të orave

Mario Alla, 17- vjeçari i apasionuar pas teknologjisë. Mario është krijuesi i robotit “Mark”, një “ChatBot” që merr komanda nga një person fizik. Mark është një asistent personal, i cili instalohet në kompjuter dhe lidhet me të gjitha pajisjet e shtëpisë apo zyrës suaj. Ai është i aftë që të kryejë çdo veprim që i komandohet përmes një mesazhi të dërguar nga telefoni. Ai mund të fikë dritën madje dhe të këndojë për ty. Ai mund të kontrollojë të gjitha pajisjet në shtëpinë tuaj dhe mund t’u përgjigjet kërkesave tuaja virtuale. Këtë vit, Mario u angazhua me krijimin e një droni me emrin “Mark 3”, i cili mund të fluturojë duke u komanduar nga telefoni.

Lexo:  Mario Alla, djali i robotikës nga “Harry Fultz”

Janë vëllezër që të tre, janë me kualifikime superiore nga Universiteti Lund në Suedi, ndër më të mirët në botë ndërsa i bashkon edhe interesimi i madh për teknologji dhe sipërmarrje. Para disa vitesh, në Malmo të Suedisë ata kanë themeluar startup-in Animus Home. Kjo kompani merret me shpikje, pra inovaçionet më të reja për tregun global të industrisë së “shtëpive të zgjuara”.

Lexo:  “Animus Home”, teknologjia më e re e shpikur nga vëllezërit Bytyqi

Elton Saliaj është krijuesi i Neo Carger. Shpikja e tij konsiston me krijimin e baterive për karikimin e celularëve Smartphone. Kjo është një teknologji e përparuar dhe për më tepër diçka për t’u krenuar kur bëhen nga një shqiptar. E gjithë kjo për faktin se teknologjia e baterive nuk ka evoluar aq shpejt sa ajo e celularëve. Ky Neo Charger mundëson karikimin e telefonit përmes një baterie të vogël, e cila lidhet me telefonin me anën e një fishe, pra pa praninë e korentit.
Lexo:  Projekti NeoCharger, një nga idetë fituese të “The steps for creating a sucessful business”

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale