
Lajme
Shqiptarët në Kanada, drejt njohjes së pensioneve
Shqiptarët në Kanada, janë një hap afër njohjes së kontributeve të dyfishta për efekt pensionesh. Një marrëveshje për njohjen e kontributeve në dy vendet është gati sipas Ministrit të Diasporës Pandeli Majko. Ai ka zhvilluar një takim me Ministrin për Refugjatët, Migracionin dhe Shtetësinë në Kanada, Ahmet Hussen.