Kur mendon për makina koncept, ajo që të shkon në mëndje është dizajni i egzagjeruar dhe proporcione jo praktike. Por ky nuk është rasti i Renault EZ-GO. Francezët erdhën në Geneva Motor Show 2018 me një ide të pazakontë: një taxi robot.
Ky koncept, mundet të akomodojë deri në 6 persona. Praktikisht, ajo është një makinë autonome në formën e UberPool. Ti mund të kërkosh një të tillë nëpërmjet aplikacionit mobile por edhe stacioneve të ndryshme në rrugë. Ajo mund të prenotohet nga individët por edhe nga grupet më të mëdha se 1 person. Ajo do të funksionojë si një alternativë e re e transportit publik. Në vend që të hipësh në një autobus me ndalesa të parapërcaktuara, tashmë e vendos ti se ku do të ndalosh.
Pas prezantimit, u diskutua edhe për Renault Mobility Services dhe dizajnin unik të Renault EZ-GO. Ende nuk ka dalë një çmim për klientin përfundimtar sepse ky automjet, nuk do të shitet tek klientët. Kompania, synon që ta integrojë atë në transportin publik dhe shërbimet e taksive. Me nivelin e 4 të autonomisë, EZ-GO është e përshtatshme kryesisht për transport urban, dhe Renault thotë se çmimi i shërbimit do të jetë pak fare më i shtrenjtë se një biletë autobusi, por përsëri, më lirë se sa Uber apo Lyft.
Burimi: The Verge
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto