EuroElektra nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SunPower

EuroElektra nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SunPower


Gjigandi i fotovoltaikeve SunPower ka vendosur të hyjë në tregun shqiptar me anë të kompanisë EuroElektra. Politikat nxitëse mbi energjinë fotovoltaike po bëjnë që dita-ditës të shtohet interesi për prodhimin e saj nga familjet dhe biznesi.

Një treg emergjent që gjithsesi kërkon cilësi edhe përkujdesje të shtuar lidhur me standardet dhe transparencën.

EuroElekra, përzgjedhur për hyrjen në Shqipëri nga kolosi amerikan SunPower
Kompania EuroElektra, ka lidhur së fundmi një marrëveshje afatgjatë me gjigandin amerikan të teknologjive fotovoltaike SunPower Corporation. Marrëveshje që ofron hyrjen në tregun shqiptar të produkteve fotovoltaike (PV) me garanci 25 vjeçare. Produkte që në bashkëpunim me kompaninë EuroElektra do të ofrohen, me çmimet më kompetitive të mundshme tashmë edhe për tregun shqiptar.

Lexoni: Shqipëria do të njoftojë tenderin e parë të impiantit fotovoltaik në 2018

Panelet SunPower dallohen për ofrimin e më shumë energjie dhe rendimenti në afatgjatë. Kjo ka bëre që SunPower të jetë zgjedhja e energjisë diellore për shumë familje dhe biznese në mbarë botën. Me marrëveshje e më sipërme tashmë parashikohet mbërritja e kontenjerëve të parë edhe për tregun shqiptar.

Panelet diellore SunPower krahasuar me sistemet në dispozicion janë ato aktualisht me rendiment më të lartë. “Teknologji me një performancë 19% ku secili panel arrin në 390Wp. Adoptimi i së cilës tashmë do të bëj që për shembull një park fotovoltaik 2MWp të mund të instalohen rreth 2000 panele më pak, se sa duheshin me standardin 15-16%, ose ndryshe 260Wp për panel” shton Elton Çekrezi, CEO i EuroElektra.

Tregu Shqiptar tashmë po ngre siparin edhe mbi prodhimin për shitje të energjisë. Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet me cilësitë më të mira për aplikimet PV ne të gjithë Evropën. Elemente thelbësore që kanë shtyrë dhënien e lejeve për ndërtimin e projekteve deri në 2000 kW.

Një politikë e tillë, madje do duhet të ndiqet edhe me instalimet private. Për këtë, që me impiantet e para elektrike nga viti 2008 kompania EuroElektra ka synuar të sjellë në tregun shqiptar brandet më të mira të sektorit elektrik. Kështu është zgjeruar vit pas viti gama e shërbimeve të ofruara për klientët e saj. Një rritje në vazhdimësi, pa bërë kompromise mbi cilësinë, ka bërë që kompania të gjejë mbështetje së fundmi edhe ndër kolosët amerikanë të SunPower.

Për të njohur më shumë mbi SunPower, video në vijim:

/EscAlbania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0