Butoni i ri i Twitter sjell më pranë konsumatorët me bizneset - Business Magazine Albania

Butoni i ri i Twitter sjell më pranë konsumatorët me bizneset


Twitter lançoi para pak ditësh një funksion të ri, i cili do të zgjerojë mbulueshmërinë e rrjetit social përtej aplikacioneve. Kompania prezantoi një buton të ri për uebfaqet falë të cilit vizitorët mund ti dërgojnë një mesazh direkt administratorëve ose operatorëve të kujdesit ndaj klientit.

Kjo shtesë e re përbën një arsye më shumë për ata që pyesin se pse duhet të përdorim rrjetin social Twitter. Por rrjeti social nuk është i pari që e ka menduar këtë gjë sepse shërbime të tjera si Intercom dhe Zendesk tashmë e kanë bërë realitetit. Madje edhe Facebook ka eksploruar ide të ngjashme për të bërë komunikimin mes konsumatorëve dhe biznesit një eksperiencë sa më të thjeshtë.

Në mënyrë që butoni në fjalë të jetë funksional, bizneset duhet të modifikojnë cilësimet e llogarisë në Twitter në mënyrë që të marrin mesazhe direkte nga të gjithë. Më pas mund të ngjisin butonin në uebfaqe dhe ta konfigurojnë me ID përkastëse të llogarisë në Twitter.

Butoni padyshim do të jetë i dobishëm sidomos kur kemi të bëjmë me blerje online. Vite më parë mesazhet direkte në Twitter ishin një shërbim shumë pak i përdorur nxitur nga kufizimi i 140 karaktereve. Për fat të mirë rrjeti social e ka zgjeruar këtë kufizim në 10,000 karaktere.

Ky nuk është butoni i parë i Twitter për uebfaqet. Butonë të ngjashëm lejojnë përdoruesit të ndajnë përmbajtje, të ndjekin llogari, të përmendin dikë apo të bëhen pjesë e bisedave me hashtag.

 

burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0