Burimet njerëzore, aseti që kompanitë shqiptare po synojnë të vlerësojnë - Business Magazine Albania

Burimet njerëzore, aseti që kompanitë shqiptare po synojnë të vlerësojnë


Sot çdo ditë e më shumë kompanitë dhe organizatat mendojnë se si të mbajnë më të motivuar dhe me energji pozitive stafin duke organizuar udhëtime apo duke ofruar shpërblime të ndryshme për punën e tyre të mirë. Nuk janë të pakta kompanitë që e përdorin këtë strategji dhe nuk mbeten pas as kompanitë shqiptare. Por a po e përdorin këtë kompanitë si një strategji për të mbajtur të motivuar punonjësit, apo e bëjnë për t’u bërë “të famshëm” me shembullin e tyre?! E sigurt është se ato po përpiqen dhe ky është një hap që duhet vlerësuar dhe implementuar nga çdo kompani.

Kompani apo grupe si Balfin Group, Eurosig apo New Media Communications, si dhe shumë të tjera kanë bërë udhëtimet e tyre me stafin, qoftë brenda apo jashtë vendit.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 20 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Burimet njerëzore janë aseti më i vlefshëm dhe më i vyer brenda një kompanie dhe më i vështiri për t’u menaxhuar dhe zbuluar. Mënyra se si kompanitë funksionojnë sot ndryshon nga ato që kanë qenë dje. Mentaliteti perëndimor i kompanive më në zë të momentit, kompani si Google, Facebook, Amazon, Microsoft etj, janë kthyer në modele që ndiqen edhe nga kompanitë shqiptare, qoftë në mënyrën se si funksionojnë apo se si i zhvillojnë strategjitë e tyre. Këto modele provohet të implementohen edhe në Shqipëri, duke patur punonjës që shprehin lirshëm mendimet e tyre, të kenë një orar fleksibël pune, sigurisht duke i realizuar punët dhe respektuar afatet në kohë.

Liria e të shprehurit është një pikë tjetër kyçe që sot merret parasysh sidomos në kompanitë e reja që ndjekin dhe mundohen të impelmentojnë atë që gjigantët botërorë pasqyrojnë.

Para pak kohësh New Media Communications, agjencia për marketing dixhital dhe programim, realizoi një udhëtim me stafin e saj në Drymades Inn Resort në Dhërmi.

Një udhëtim 3 ditor me qëllim motivimin, relaksimin dhe kristalizimin e objektivave të gjithësecilit për të ecur krah për krah me kompaninë. Kompani si New Media, që duan të rriten dhe zhvillohen, kërkojnë të implementojnë strategji dhe metoda të reja, në mënyrë që gjëra të bukura të ndodhin në të ardhmen. Ne ishim pjesë e këtij udhëtimi ku u zbuluan planet e secilit për të ardhmen, karakteret dhe personalitetet e secilit si dhe sa të përkushtuar janë ata në punën që bëjnë. Zbulohen pakënaqësitë dhe çfarë duhet të përmirësohet mbi menaxhimin e kompanisë, çfarë duhet bërë më mirë dhe çfarë ka shkuar keq. Pra, një udhëtim i frytshëm për të mirën e biznesit, i kombinuar me argëtimin e një fundjave.

Është diçka e mrekullueshme për të gjithë që të ndihen pjesë e një ekipi që i mbështet, që argëtohen së bashku, që dinë të ndajnë punën nga jeta personale, që dinë të qeshin dhe të ndihmojnë njëri-tjëtrin, me drejtues që vlerësojnë punën e tyre dhe i shpërblejnë ata, që dinë të bëjnë dallimin mes një punonjësi që përpiqet dhe do të zhvillohet brenda kompanisë dhe atij që e mendon si një punë kalimtare. Gjërat më të bukura ndodhin kur ka bashkëpunim, mirëkuptim, vlerësim dhe mbi të gjitha drejtësi në marrjen e vendimeve.

Udhëtime të tilla, apo aktivitete të ndryshme duhet të zhvillohen nga çdo grup pune. Këto rrisin bashkëpunimin dhe frymën e grupit. Puna bëhet më e këndshme dhe punonjësit vijnë në punë, sepse janë të motivuar, të frymëzuar dhe plot energji për ta nisur ditën me punën që pëlqejnë të bëjnë.

/Anerola Torollari – BusinessMag.al

/Artikulli u publikua më parë në faqen 20 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0