Bordi i Transparencës ka marrë të premten vendimit për të aplikuar rritjen më të madhe të çmimit, duke rritur çmimin e naftës në një ditë me 10%, ose 22 lekë për litër më shumë.
Sipas Bordit, nafta do të tregtohet në pikat e karburantit me 245 lekë/litër dhe vendimi u mor pas zhvillimeve në tregjet globale, ku karburantet u shtrenjtuan pas vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit.
Javën e fundit çmimi i naftës ishte 223 lekë për litër.
Edhe benzina shënon rritje, duke u tregtuar 204 lekë/litër, nga 198 lekë/l që ishte një javë më parë. Gazi ka shënuar një ulje të lehtë prej vetëm 1 lekë/litër. Ai tregtohet 77 lekë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto