Biznesi i madh, ja cilat janë përgjegjësitë dhe detyrat pas regjistrimit - Business Magazine Albania

Biznesi i madh, ja cilat janë përgjegjësitë dhe detyrat pas regjistrimit


Subjektet tregtare, që realizojnë një qarkullim më të madh se 8 milionë lekë në vit, pavarësisht nga forma ligjore e organizimit, që kanë, konsiderohen si “Tatimpagues të Tatimit mbi Fitimin”. 

LexoniJa cilat janë procedurat për të regjistruar një biznes

Regjistrimi në QKB

•Vendi i regjistrimit është Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).
•Personat e regjistruar pajisen me numër identifikimi unik (NIPT), i cili shërben si numër i identifikimit tatimor të tyre, për tatimet kombëtare dhe vendore.
•Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shërben njëkohësisht si regjistrim në Administratën Tatimore, si dhe në skemat e sigurimit shoqëror e shëndetësor, të Inspektoratit të Punës dhe organeve doganore.
•Mbas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimpaguesi është i detyruar informojë dhe rakordojë me Administratën Tatimore llojet e tatimeve e taksave që duhet të deklarojë, paguajë, të mbajë në burim dhe të transferojë në llogaritë përkatëse.

Përgjegjësitë Tatimore të Tatimpaguesve të Biznesit të Madh

Me përgjegjësi tatimore, kuptohet lloji i tatimit që është i detyruar të paguajë tatimpaguesi.
•Përgjegjësi të përhershme tatimore.
· Tatim Fitimi,
· TVSH.
· Sigurime shoqërore e shëndetësore.
· Tatim i të ardhurave nga punësimi.
•Përgjegjësi tatimore në varësi të kushteve e veprimtarisë ekonomike.
· Tatimi në Burim (në varësi të një pagese të kryer)
· Taksë Nacionale (nëse tatimpaguesi është objekt i saj)
· Renta Minerare (nëse tatimpaguesi është objekt i saj)
•Për tatimpaguesit e regjistruar në biznesin e madh, kategoria për efekt të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është ajo me statusin “Punëdhënës”.

Kalendari Tatimor/datat e deklarimit

-Tatim Fitimi, – deri 31 mars të vitit pasardhës
-TVSH, – deri datë 14 të muajit pasardhës
-Kontribute të Sigurimeve Shoqërore – deri datë 20 të muajit pasardhës
-Tatimi në Burim, – deri në datë 20 të muajit pasardhës
-Taksë Nacionale nëse je objekt i saj, – deri datë 15 të muajit pasardhës
-Renta Minerare nëse je objekt i saj – deri datë 15 të muajit pasardhës
-Tatim i të ardhurave nga punësimi – deri datë 20 të muajt pasardhës
-Kësti parapagimit të Tatim Fitimit – deri në datë 30 në fund të cdo tremujori
-Pasqyrat financiare – deri datë 31 mars të vitit pasardhës
-Vendimi i destinimit

Lexoni: “Tatimet këshillojnë”, rubrika më e re për këshillimin e biznesit

DETYRIMET PAS REGJISTRIMIT

1. Deklarimi
Në momentin final të regjistrimit si tatimpagues i biznesit të madh, lind automatikisht detyrimi për deklarimin e deklaratave dhe dokumenteve të tjera tatimore.
Deklarimi bëhet vetëm nëpërmjet rrugës elektronike.

Tatimpaguesi duhet të jetë i kujdesshëm në respektimin e afateve të deklarimit elektronik pasi në rast të kundërt penalizohet.

2. Mbajtja e dokumentacionit

Kryesisht ligjet tatimore, kërkojnë mbajtjen e dokumetacionit si më poshtë
•dokumentacioni kontabël;
•librat e shitjes dhe të blerjes;
•faturat tatimore të TVSH;
•fatura e shoqërimit;
•fleta e shoqërimit;
•kupon tatimor;
•dëftesë tatimore (vetëm në rastet kur pajisja fiskale nuk është në gjendje pune)
•deklarata tatimore
•Librat e shitjes dhe të blerjes deklarohen on-line ne faqen zyrtare të tatimve në linkun “TATIMET E MIA”.
•Fatura tatimore e TVSH tërhiqet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore në juridiksionin e së cilës është tatimpaguesi.
•Por, tatimpaguesi mund të prodhojë nga sistemi i tij informatik, faturën elektronike, pasi më parë të ketë marrë një miratim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
•Kuponi tatimor është dokumenti i lëshuar me anë të pajisjeve fiskale. Eshtë i domosdoshëm, për tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës.

Përditësimi i të dhënave të regjistrimit
Kur do të duhet të përditësoni të dhënat tuaja fillestare?

Ndryshimet në QKB:

•ndryshimi i emrit;
•ndryshimi i adresës së veprimtarisë kryesore apo selisë;
•ndryshimi i statusit ligjor;
•krijimi/mbyllja e adresave dytësore, sektorëve ose njësive të reja;
•ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike; etj
•ndryshimi i të dhënave vullnetare (tel. adresë, email, etj)

Ndryshimet në Administratën Tatimore:
•përgjegjësitë tatimore;
•kategoria për kontributet e sigurimeve.

Kalimi në regjistrin pasiv
Administrata Tatimore kalon tatimpaguesin nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv kur për një periudhë 12 mujore:
-nuk ushtron veprimtari tregtare;
-nuk dorëzon deklaratën tatimore;
-deklaron në QKB, pezullim veprimtarie tregtare,

Ç’regjistrimi tatimor
Aplikimi për ç’regjistrim/likuidim kryhet pranë QKB-së.

•Subjektet e regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ç’regjistrohen pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara dhe pasi të kenë paraqitur të gjitha deklaratat tatimore si dhe pasqyrat financiare përmbyllëse.
•Çdo person, sipas kuptimit të këtij ligji, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur është apo bëhet subjekt i tatimit mbi fitimin, ka të drejtë të kërkojë ç’regjistrimin në çdo kohë, por jo të kalojë si subjekt, që i nënshtrohet tatimit të thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël.

Lexoni: Si të regjistroni një biznes të vogël? Publikohen procedurat

Për më shumë informacion klikoni në www.tatime.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0