Bizneset e vogla shqiptare trajnohen nga USAID dhe ambasada suedeze në agroturizëm - Business Magazine Albania

Bizneset e vogla shqiptare trajnohen nga USAID dhe ambasada suedeze në agroturizëm


Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ambasada suedeze në Shqipëri po mbështesin zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, si një prej sektorëve kryesorë të avantazhuar me kontribut në ekonominë e vendit.

Në kuadër të projektit “Turizmi si një avantazh kryesor”, USAID, ambasada suedeze dhe Bashkia e Belshit, Elbasan (Shqipëri e Mesme) organizuan me operatorë turistikë në një nga qendrat agroturistike të Belshit, një trajnim për përmirësimin e standardeve në shërbime dhe mikpritjen e turistëve, kryesisht në qendrat agroturistike dhe bizneset turistike familjare.

Trajnimi vijoi me takime B & B, mes përfaqësuesve të bizneseve të vegjël dhe restoranteve artizanale, për të diversifikuar bashkëpunimin dhe shkëmbyer eksperiencat më të mira në fushën e turizmit.

USAID dhe ambasada e Suedisë që prej Qershorit të vitit të kaluar po kontribuojnë në këshillimin e bizneseve mikro-turistike dhe nxitjen e investimeve në to dhe në ekoturizëm, në zonat e liqeneve të Belshit, Himarës së Vjetër dhe Pëllumbas në jug të vendit, të cilat vlerësohen nga ekspertët si oaze agroturistike me vlera të veçanta.

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0