BB: Shqipërisë i nevojiten investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë dhe financat publike - Business Magazine Albania

BB: Shqipërisë i nevojiten investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë dhe financat publike

Mesazhi vjen nga Memorandumi i sapo publikuar Ekonomik i Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë.

Modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, të publikuar sot.


Shqipëria është prekur rëndë nga goditjet ekonomike që pasuan si tërmetin e vitit 2019, ashtu edhe pandeminë COVID-19. Pas qetësimit të situatës aktuale në sistemin shëndetësor, vendit do t’i duhet të rifokusohet në objektivat e tij ekonomike afatgjata, të cilat përfshijnë krijimin e një modeli të fortë dhe të qëndrueshëm të rritjes ekonomike për përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve, duke inkurajuar në këtë mënyrë njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar të qëndrojnë në Shqipëri.

“Ky raport ofron një analizë të freskët të sfidave të zhvillimit të Shqipërisë, një përmbledhje të progresit në zbatimin e reformave dhe rekomandimet kyçe të cilat mund ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejt një rimëkëmbje ekonomike të qëndrueshme, elastike dhe gjithëpërfshirëse. Në rekomandimet tona ne jemi fokusuar gjithashtu tek veprimet që duhen të ndërmerren në mënyrë që shqiptarët të kenë jetë të shëndetshme dhe produktive dhe më shumë vende pune e punë më të mira”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Raporti diskuton katër fusha prioritare të zhvillimit për një ekonomi më të fortë:

Investimi në kapitalin njerëzor dhe përmirësimin e aftësive për punë.

Me qëllim adresimin e hendekut të aftësive, Shqipërisë do t’i duhet të orientojë fuqinë punëtore nga punët me kualifikim të ulët dhe të mesëm drejt atyre me kualifikim të lartë. Kjo kërkon përmirësim të procesit të të mësuarit, reformim të sistemit universitar dhe zhvillim të aftësive që përshtaten më mirë me nevojat e tregut të punës.

Rritja e produktivitetit të firmave dhe krijimi i mundësive për punë më të mira.

PBB-ja për person të punësuar në Shqipëri do të rritej me 40% nëse bizneset shqiptare do të kishin të njëjtin nivel produktiviteti me atë të një firme mesatare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të rritur produktivitetin e firmave shqiptare, kërkohet përmirësim i mjedisit të biznesit, forcim i inovacionit dhe thellim i procesit të integrimit të shqiptarëve në ekonominë globale.

Lexo: Bie besimi në ekonomi. Treguesi përkeqësohet nga kriza e çmimeve

Krijimi i një modeli më të qëndrueshëm të rritjes ekonomike.

Mbi 70% e mbetjeve në Shqipëri nuk menaxhohen si duhet, ndërkohë që tërmetet dhe përmbytjet shkaktojnë rreth 147 milionë dollarë dëme çdo vit. Shqipëria duhet të krjojë një model ekonomik të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe më të fortë ndaj fatkeqësive natyrore.

Forcimi i financave publike.

Borxhi publik i Shqipërisë është shumë më i lartë se mesatarja e borxhit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar qëndrueshmërinë e financave të vendit, ështe e nevojshme që normat e tatimit mbi të ardhurat personale të jenë më të drejta, të rriten të ardhurat nga TVSH-ja dhe të riforcohet besueshmëria e politikës fiskale, veçanërisht nëpërmjet angazhimit të qëndrueshëm politik ndaj rregullave fiskale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0