Bie besimi në ekonomi. Treguesi përkeqësohet nga kriza e çmimeve - Business Magazine Albania

Bie besimi në ekonomi. Treguesi përkeqësohet nga kriza e çmimeve

Treguesi i besimit në ekonomi, i matur nga Banka e Shqipërisë, e ka nisur vitin me rënie. Ai është ndikuar kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe shërbimeve dhe nga rënia e besimit konsumator.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit ka pësuar një rënie të lehtë me 1.7 pikë për qind gjatë muajit janar, duke ngelur megjithatë sipër mesatares afatgjatë.

Rënia e janarit vjen pasi besimi në ekonomi ishte përmirësuar për dy muajit e fundit të vitit të kaluar. Të vetmit tregues që janë përmirësuar, janë besimi në sektorin e ndërtimit dhe besimi në tregti.

Treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 3.8 pikë për qind krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga ecuria në rënie e balancës së prodhimit dhe kontratave të porosive. Megjithatë, pritjet e bizneseve për prodhimin, punësimin dhe për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Lexo edhe: Banka e Shqipërisë: Çmimet do vijojnë të qëndrojnë të larta përgjatë gjithë vitit

Mirëpo, besimi në shërbime shënoi rënie me 4.2 pikë për qind në muajin janar, i ndikuar nga ecuria e dobët e bizneseve dhe me kërkesën për shërbime. Në linjë me këta tregues, bizneset vlerësojnë edhe situatën aktuale të punësimit në rënie.

Edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rënie me 0.7 pikë për qind në muajin janar, rënie që e ka ulur këtë tregues nën mesataren e vet afatgjatë.

Ecuria e muajit janar pasqyroi një vlerësim negativ të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha si dhe pritjet për situatën e tyre financiare në të ardhmen.

Në ndërtim, besimi iu rikthye përmirësimit në muajin janar, duke shënuar një vlerë 3.1 pikë për qind më të lartë se sa një muaj më parë. Ndërsa, besimit në tregti u rrit me 3.4 pikë për qind në muajin janar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më të mira të bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre.

Por, nga ana tjetër, pritjet për ecurinë e biznesit në muajt e ardhshëm, për porositë dhe punësimin janë në përkeqësim në krahasim me ato të muajit të kaluar.

Rritja e shpejt e inflacionit duket se ka ndikuar negativisht në pritshmërinë e konsumatorëve, edhe pse rritja e ekonomisë ka qenë e lartë ne 2021.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet të jetë në nivelin 8.6 për qind. Rritje pritet të ngadalësohet në rreth 4.1 për qind në vitin 2022, ndërkohë që në vijim rritja do të normalizohet në nivelin 4 për qind.

Ndërkohë, inflacioni në vend shënoi një rritje të shpejtë gjatë tremujorit të katërt te vitit te kaluar, duke arritur vlerën 3.7 për qind në muajin dhjetor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0