Bankat globale po qarkullojnë para të dyshimta

Bankat globale po qarkullojnë para të dyshimta

Bankat globale

Bankat globale, për gati dy dekada, kanë transferuar mbi dy trilionë dollarë pagesa, që ato besonin se ishin të dyshimta.

Shuma të mëdha parash “të pista” qarkullojnë prej vitesh në disa prej institucioneve më të mëdha bankare në botë, shkruhet në një artikull investigativ të botuar të dielën.

“Të ardhurat nga luftërat vdekjeprurëse të drogës, shuma të mëdha të përvetësuara nga vendet në zhvillim e sipër dhe para të përftuara me mund e të vjedhura përmes skemave piramidale qarkullojnë në këto institucione financiare, pavarësisht nga paralajmërimet e vetë punonjësve të bankës”, thuhej në raportin e Buzzfeed News dhe Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë.

Lexoni: FMN parashikon rimëkëmbjen e ekonomisë vitin e ardhshëm

Hetimi, i cili drejtohej nga 108 media nga 88 vende të ndryshme të botës, bazohet në mijëra raportime aktivitetesh të dyshimta të depozituara në agjencinë ligj zbatuese të Departamentit të Thesarit në SHBA, FinCEN.

“Këto dokumente, të përpiluara nga bankat, e që janë ndarë dhe me qeverinë, por janë mbajtur larg syrit të publikut, ekspozojnë cektësinë e masave mbrojtëse të bankave dhe lehtësinë me të cilën kriminelët i kanë shfrytëzuar ato”, shkruan Buzzfeed Neës.

Dokumenti bën fjalë për transaksione me vlerë 2 trilionë dollarë që kanë qarkulluar nga viti 1999 deri në 2017, veçanërisht në 5 banka të rëndësishme: JPMorgan Chase, HSBC, Standard Chartered, Deutsche Bank and Bank of New York Mellon, të akuzuar se kanë vazhduar të qarkullojnë asetet e kriminelëve, edhe pasi ata janë dënuar për krime financiare.

ICIJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0