Avokati “robot” do të mbrojë të pandehurit në gjykatë - Business Magazine Albania

Avokati “robot” do të mbrojë të pandehurit në gjykatë

Mund të bëjë art, të shkruajë ese dhe madje të luajë shah, por tani, Inteligjenca Artificiale (AI) do të provojë diçka të re, të ofrojë këshilla ligjore. Muajin tjetër, një AI do të hyjë në sallën e gjyqit për të ndihmuar dy të pandehur.

Në një skemë të parë të këtij lloji, Inteligjenca Artificiale (AI) do t’u tregojë të pandehurve se si t’i përgjigjen gjyqtarit në kohë reale duke përdorur një kufje të aktivizuar me Bluetooth, thotë Matthew Sparkes për New Scientist.
Lexo: Teknologjia e re shpëton vajzën nga kanceri i pashërueshëm

Avokati robot i DoNotPay do të marrë audio të procesit gjyqësor dhe ​​më pas do të përgjigjet me argumente ligjore. Të pandehurit ranë dakord t’i përsërisin gjyqtarit saktësisht atë që do të thotë chatbot.

Teknologjia GPT, e cila do të thotë “Transformator i para-trajnuar gjenerues”, u bë kryefjalë kohët e fundit me lëshimin e botit ChatGPT të OpenAI. Këta robotë mund të “mësojnë të modelojnë marrëdhëniet midis fjalëve pasi janë trajnuar në faqet e internetit”. reccom

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0