Arsyeja pse nuk po promovoheni në punë

Arsyeja pse nuk po promovoheni në punë


Ka më shumë mënyra për t’u promovuar, sesa për të treguar që po punoni shumë. Ju duhet të bëni punën tuaj saktë dhe një herë në tre muaj duhet të bëni diçka shtesë, diçka “befasuese”. Kjo do t’ju sjellë mundësinë e marrjes së një roli të madh. Por, nëse e keni bërë këtë dhe sërish nuk po merrni shpërblimin, kjo ndodh për disa arsye.

Ju nuk pyesni

Menaxherët shpesh janë përgjegjës për shumë njerëz. Kështu që mund t’ju duhet të jeni ai që do të vendosni rritjen tuaj të karrierës. Kërkoni pa frikë një promovim. “Bëni një bisedë me temë aktuale”, thotë Joel Garfinkle trajner i drejtuesve ekzekutivë. “Ju duhet të ndani aspiratat tuaja në mënyrë të hapur dhe specifike me shefin tuaj dhe kërkoni të dini saktësisht se çfarë duhet të bëni për t’u promovuar”.

Nuk po tregoni aftësi udhëheqëse

Të bësh mirë punën tënde tregon se je i aftë, por jo domosdoshmërisht një udhëheqës. Prandaj duhet të tregoni se dini të bëni diçka që do të çojë përpara kompaninë. Kjo do të thotë se duhet gjetur mënyra e duhur e shfaqjes së aftësive tuaja të udhëheqjes. Për shembull, ndërmerrni një detyrë të re për të udhëhequr. Ngrini dorën për të menaxhuar një projekt të ri ose dilni vullnetar për të mësuar një sesion në punë në një fushë të ekspertizës suaj. “Merrni në dorë situatën dhe tregojuni të tjerëve që keni aftësi, por që puna juaj nuk j’ua lejon t’i tregoni”, tha Caprino, ekspert në fushën e karrierës.

Jeni shumë i përulur
Askujt nuk i pëlqen të mburreni, por ju duhet të jeni në gjendje të përballoni vështirësitë e punës dhe të tregoni arritjet tuaja. Mungesa e dukshmërisë mund të jetë një pengesë për promovim. Mos u bazoni në faktin se puna juaj e vështirë do të vihet re. Mësoni si të mburreni në mënyrë efektive. Sugjerohet të krijoni raporte të rregullta progresi për shefin tuaj rreth projekteve që po zhvilloni. Mënyra se si ia jepni informacionin, e ndihmoni atë të komunikojë projekte të suksesshme dhe pikërisht kjo do t’ju vendosë në qendër të vëmendjes.

Lexo: Si të arrini suksesin. 7 këshilla nga Kadri Morina

Ju nuk keni marrëdhënie të mira
Është e domosdoshme që njerëzit të kenë respekt për ju. “Nëse shefi juaj nuk ju pëlqen, ju nuk po bëni një promovim”, tha Caprino. Të jesh një lojtar i ekipit është gjithashtu e rëndësishme. “Të punosh mirë me të tjerët është tepër e rëndësishme për njerëzit që të shohin ty si një partner të vlefshëm”, thotë Blair Decembrele, ekspert i karrierës për LinkedIn. Krijimi i mentorëve dhe sponsorëve në të gjithë kompaninë mund t’ju ndihmojnë në ngjitjen e shkallëve të karrierës. Ajo ç’ka keni nevojë është një mentor, sponsor ose dikush nga kompania që i besoni dhe mund t’ju ndihmojë të merrni mësime të frytshme.

Ju nuk i kontrolloni mundësitë për nivelin e ardhshëm
Të jesh i mirë me atë që bën nuk do të thotë që je gati të shkosh në nivelin e ardhshëm. Mos shikoni vetëm përshkrimin e punës së punës tuaj aktuale. Shqyrtoni përgjegjësitë e rolit të mësipërm dhe shikoni se çfarë mund të përmirësoni. Shikoni çfarë kërkohet, shikoni nivelin tuaj pastaj aftësinë tuaj për t’a bërë atë punë dhe më vonë filloni të punoni për mbylljen e këtyre boshllëqeve.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0