Si të arrini suksesin. 7 këshilla nga Kadri Morina
Përditësuar së fundmi: 21/05/2019

Si të arrini suksesin. 7 këshilla nga Kadri Morina

Share
nga Ornela Trupja
Maj 21, 2019

Kadri Morina e nisi rrugën e tij të sipërmarrjes në vitin 1990, kur filloi kompaninë e tij të parë “Euro-Alba”. Pas njëfarë kohe, ai kishte në pronësi një nga objektet më të famshme në Tiranë, Bar Restorant Piazza.

Në vitin 2004, Z. Morina hyri në industrinë e sigurimeve, ndërsa në vitin 2016, ai  bleu 100% të aksioneve të kompanisë së parë të sigurimeve në Shqipëri, INSIG. Si një nga sipërmarrësit më me eksperiencë dhe më të fuqishëm të vendit ai ndan me lexuesin disa këshilla suksesi. Pjesën më të madhe të këtyre këshillave ai i dha gjatë intervistës në Startup Grind.

Ja disa prej tyre: 

1-Njeriu në jetë duhet të jetë atraktiv dhe shumë i sinqertë.

2- Nuk duhet të jetë ëndërr paraja. Duhet të jetë ëndërr puna.

3-Biznesi fillohet me punë. Puna të sjell para. Paraja të sjell punë, kënaqësi, dashamirësi.

4-Mos e kërko gabimin te shoku, prindërit apo dikush tjetër. Kërkoje së pari tek vetja jote.

5- Kërkoni gjithmonë të jeni tre hapa para të tjerëve.

6-Punonjësit duhen motivuar dhe duhen respektuar.

7- Të rinjtë sot duhet të kenë iniciativë për të filluar një biznes, por jo të marrin para borxh për t’a nisur atë.

Lexo:https://businessmag.al/post-startup-grind-kadri-morina-ne-jete-nuk-duhet-te-jete-enderr-paraja-duhet-te-jete-enderr-puna/