Apple do të lançojë tre modele të reja të iPhone me 5G në vitin 2020 - Business Magazine Albania

Apple do të lançojë tre modele të reja të iPhone me 5G në vitin 2020


Apple pritet të lançojë tre iPhone të rinj në vitin 2020 të cilët funksionojnë me 5G, sipas një postimi nga analisti Ming-Chi Kuo.

Apple fillimisht pritej të lançojë dy iPhone me 5G vitin e ardhshëm. Modeli i tretë, më i vogli nuk pritej të funksiononte me 5G.

Por Kuo, i cili shpesh është i saktë në parashikimet e tij për pajisjet e Apple, e ka rishikuar opinionin e tij. Tri modelet do të kenë 5G, sipas MacRumors, në mënyrë që Apple të mund të konkurrojë më mirë me pajisjet e lira të Android-it, të cilat gjithashtu funksionojnë me 5G. Kjo gjithashtu mund të nxisë instalimin aplikacioneve të realitetit të shtuar (VR).

Apple tani ka kapacitet më të mirë për të zhvilluar teknologjinë 5G pasi bleu modelin e biznesit të Intel-it në një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh.

Funksioni 5G pritet të jetë përditësimi më i madh për modelet e reja të Iphone, të cilët me gjasë do të kenë çipa nga Qualcomm dhe Samsung. Modelet e reja mund të integrojnë Touch ID-në në ekran për herë të parë, dhe do të posedojnë një kamerë 3D të përditësuar.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0