Një imazh që është bërë i përhapur gjerësisht në rrjet ku njoftohet se ‘Apple po heq simbolin e klounit nga celularët e saj iOS për arsye politike’, ka rezultuar i rremë dhe kompania njofton se nuk është duke bërë diçka të tillë.
Imazhi përhapur fillimisht në rrjetin X duket sikur jep një titull lajmi të agjencisë amerikane CNBC, ku deklarohet “Përditësimi i radhës i aparateve Apple do të fshijë simbolin e klounit nga celulari pasi po përdoret nga e djathta radikale për të vënë në lojë rivalët”.
Por prej një kombinimi humori dhe absurditeti, lajmi u bë shpejt i super-shpërndarë në rrjet, duke vënë në lojë vetë kompaninë. Sipas rrjetit Politifact imazhi ishte i fabrikuar, ndoshta për humor, ndoshta për të ironizuar zhgënjimin e publikut me të majtën në pushtet në shumicën e vendeve perëndimore.
Duke hyrë më në detaje, studiuesit thonë se lajmi i rremë është publikuar nga “mbështetësit e Donald Trump” dhe më pas rishpërndarë nga konservatorë të tjerë në SHBA.
Ikona e klounit përdoret shpesh në komunikimet në rrjet për të vënë në lojë të tjerët, por nuk konsiderohet si një simbol urrejtjeje. Vëmendja e gjerë që mori zhvillimi tregon se njerëzit mund të gëzohen ose zemërohet në masë pa e kontrolluar nëse historia është e vërtetë apo jo.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.