Aplikoni për një trajnim pranë EIT (Institutit Europian të Inovacionit dhe Teknologjisë)!

Aplikoni për një trajnim pranë EIT (Institutit Europian të Inovacionit dhe Teknologjisë)!


EIT ka hapur thirrjen për aplikim për programet e trajnimit të tij në një periudhë 3-6 muaj.

Trajnuesi do të jetë pjesë e zhvillimit të trajnimit në një prej pesë njësive të EIT-së:

  • Zyra Drejtuese e EIT
  • Njësia e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Palët e Interesuara
  • Njësia e Komunitetit të Inovacionit
  • Njësia strategjike
  • Njësia e Shërbimeve dhe Financave

Nëse jeni të interesuar dhe nuk doni ta humbisni këtë mundësi aplikoni KËTU. Afati i fundit i aplikimeve mbaron në datën 26 Shkurt.

Çfarë është EIT?

Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT) është një organ i pavarur i Bashkimit Europian i krijuar në vitin 2008 për të nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen në të gjithë Europën. EIT bashkon institucionet kryesore të arsimit të lartë, laboratorët hulumtues dhe kompanitë për të formuar partneritete dinamike ndërkufitare – Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit – që zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja, nisin kompani të reja dhe trajnojnë një brez të ri sipërmarrësish. Komunitetet e inovacionit gjithashtu janë të ngarkuar me tejkalimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, përfshirë ndryshimet klimatike, përdorimin e lëndëve të para, energjinë dhe plakjen aktive. Si e bëjnë këtë komunitetet e inovacionit? Për më shumë informacion shikoni faqen e tyre në linkun e “Komunitetit EIT” për të mësuar më shumë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0