Nga 1 janari 2026, bizneset e mesme lidhur në 6 kV do të hyjnë në tregun e lirë të energjisë - Business Magazine Albania

Nga 1 janari 2026, bizneset e mesme lidhur në 6 kV do të hyjnë në tregun e lirë të energjisë

Nga 1 janari 2026, të gjitha subjektet e lidhura në tension 6 kilovolt (kV) do të kenë mundësinë të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e liberalizimit të tregut energjetik në Shqipëri.

Administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL), Albi Gjenerali, gjatë panelit “Smart Buildings & Free Market: Driving Energy Efficiency and Modern Design”, në kuadër të  Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbërt 2025 në Pallatin e Kongreseve, një organizim i Iceberg Exhibition, u shpreh se nga se ky ndryshim pritet të përfitojnë 2,300 biznese në këtë nivel tensioni, të cilat do të fitojnë të drejtën për të zgjedhur vetë furnizuesin e tyre të energjisë.

Portofoli ynë aktual përfshin rreth 4,000 klientë në rrjetet 35, 20 dhe 10 kV, dhe presim që shumica e 2,300 klientëve të rinj t’i bashkohen FTL-së. U garantojmë një çmim të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit të furnizimit, gjë që i ndihmon bizneset të planifikojnë më mirë aspektet financiare dhe operacionale,” deklaroi ai.

Lexo edhe: A po zbrazet Ballkani nga talentet për shkak të integrimit europian?

FTL mbulon aktualisht rreth 80% të tregut të lirë të furnizimit me energji në vend dhe mbetet një nga aktorët kryesorë në këtë proces transformues.

Gjenerali vuri gjithashtu theksin te roli i burimeve të rinovueshme në sistemin energjetik shqiptar, duke nënvizuar se energjia e prodhuar në vend është 100% e gjelbër, një avantazh kyç për tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe inteligjente.

Pas përfshirjes së konsumatorëve në tensionet 35, 20 dhe 10 kV në tregun e lirë, faza e ardhshme do të përfshijë klientët 6 kV, duke konsoliduar ndërtimin e një tregu energjetik modern, transparent dhe konkurrues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0