Aplikacioni Waze paralajmëron drejtuesit e mjeteve për historinë e aksidenteve në rrugë - Business Magazine Albania

Aplikacioni Waze paralajmëron drejtuesit e mjeteve për historinë e aksidenteve në rrugë

Aplikacioni Waze ka marrë një tjetër funksion shumë të dobishëm që do të rrisë sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, i cili do të paralajmërojë drejtuesit e mjeteve për rrugët me histori aksidentesh.

Waze është një nga aplikacionet e navigimit, që shumë njerëz preferojnë për informacion rreth kushteve të rrugëve dhe aksidenteve të mundshme në trafik.

Një tjetër veçori shumë e dobishme që paralajmëron përdoruesit për rrugët ku janë regjistruar një numër i madh aksidentesh, është duke u testuar aktualisht. Këto informacione mblidhen bazuar në të dhënat nga komuniteti Waze.

Versioni beta i aplikacionit Waze paralajmëron për rrugët e afërta që janë me rrezikshmëri të lartë, kur bëhet fjalë për aksidente trafiku dhe i shënon me të kuqe në hartë.

Megjithatë, “Geektime” shkruan se aplikacioni nuk do t’i shënojë nëse përdoruesi i përdor shpesh këto rrugë, por tregon vetëm një njoftim ‘pop-up’ për rrugët e rrezikshme rreth tij për të qenë më i kujdesshëm, por edhe për të shmangur tensionin.

Funksioni është aktualisht në beta, por së shpejti do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit e Waze. Ata që nuk e duan, do të kenë mundësinë ta çaktivizojnë në seksionin e cilësimeve të njoftimeve.

Ky është një nga funksionet e para të reja që Waze ka marrë, që kur aplikacioni ra nën kontrollin e grupit që gjithashtu mbikëqyr Google Maps. theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0