Andy Grove, një mit që shuhet i Silicon Valley - Business Magazine Albania

Andy Grove, një mit që shuhet i Silicon Valley


I njohur si një nga historitë më të mëdha të suksesit të emigrantëve të Amerikës që ka ndodhur ndonjëherë në Silicon Valley, Andy Grove i lindur në Hungari, ish CEO dhe Drejtor i Intel, vdiq të hënën në moshën 79 vjeçare.

Grove, i cili ishte luajti rol tepër të rëndësishëm në shndërrimin e Intelit në kompaninë më të madhe në botë të çipave gjatë karierës së tij 37-vjeçare në të, vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga kanceri i prostatës gjatë mesit të viteve ’90.

Robert Burgelman, një profesor i Shkollës së Biznesit në Universitetin e Stanfordit i cili filloi të jepte mësim mbi menaxhimin me Grove në fundin e viteve ’80, e quajti Grove “një nga mendimtarët më të mprehtë që kam takuar ndonjëherë.” Ai tha se aftësitë teknike dhe strategjike të Grove ishin kritike në ndërtimin e Intel dhe në mbrojtjen ndaj ‘kërcënimeve’ nga konkurrentët aziatikë.

“Unë nuk mendoj se Inteli do ishte kjo që njohim ne, dhe rrjedhimisht edhe industria amerikane e çipave nuk do të ishte ajo që është sot pa Grove,” ka thënë Burgelman.

Intel krijoi mikroprocesorin e parë komerçial në botë në 1971-n, por fokusi primar i kompanisë ishin çipat e memories për kompjuterat mainframe. Kjo zgjati derisa kompjuterat perosnalë u shpikën dhe nga kjo doli lindi edhe një nevojë e re në përdorimin e mikroprocesorëve Intel.

Lidershipi i Grove afirmoi statusin e tij si një figurë kyçe në revolucionin dixhital dhe një ikonë në lidershipin e biznesit, manovrat e të cilit janë studiuar dhe analizuar nga njerëz të menaxhimit në të gjithë botën.

Por në përkujtimin e tij, Grove la pas një thesar të teknologjisë dhe të biznesit që do të vazhdojë të informojë dhe të udhëheqë sipërmarrësit e teknologjisë dhe ekzekutivët më të mirë për dekadat që do të pasojnë.

Andy-Grove-një-mit-që-shuhet-i-Silicon-Valley-businessmag2

Në fakt, Grove ishte një mentor i hershëm i një gjigandi tjetër të teknologjisë, Steve Jobs. Duke nisur nga vitet ’70, Jobs dhe Grove patën një marrëdhënie unike me njëri-tjetrin ndërsa edhe vetë i pari prej tyre po shndërrohej vetë në ikonën teknologjike. Edhe gjatë ditëve të tij të fundit, Jobs u mbështet në mikun e tij të vjetër për mbështetje gjatë kohës kur ishte sëmurë, ndërsa Grove kishte luftuar dhe si përfundim kishte mundur kancerin e prostatës.

Historia personale e hungarezit Grove, si për shembull mundimet e tij për t’i shpëtuar Europës së pushtuar nga nazistët për t’u bërë lider në SHBA, është e mirëdokumentuar. Por në biznesin që lëviz shpejt të teknologjisë, një kujtesë e disa prej perlave dhe mësimeve të jetës që ka lënë ai pas do të ishte me vend.

Në 2001-n ai tregon për Charlie Rose se në fillesat e tij donte të bëhej një gazetar. Dhe ndërsa karriera e tij mori një rrugë krejt tjetër, pavarësisht kësaj ai u bë një spiker dhe autor i pashtershëm. Nëpërmjet librave Only the Paranoid Survive, Swimming Across dhe High Output Management, Grove la pas një histori “thesar” mbi perspektivën e fituar me shumë punë e mund në jetë dhe inovacion.

Më poshtë numërohen disa nga copëzat më të fuqishme të mençurisë së Grove.

1. “Një rregull thelbësor në teknologji thotë se çfarëdolloj gjëje që mundtë bëhet, do të bëhet.”

2. “Pas çdo pike strategjike kthese, ka fituesë dhe humbës. Nëse një port fitoi ose humbi qartësisht varet nga mënyra se si i është përgjigjur forcës “10X” në teknologjinë që e gllabëroi atë.”

3. “Steve Jobs është gjeniu i diskutueshëm i themelimit të industrisë së kompjuterave personalë.”

4. “Vetëm një person që nuk ka kaluar në kohëra ‘dreqi’ mund ta thotë një fjalë të tillë.” Në përgjigjie të frazës së shumë cituar “Ajo që nuk të vret, të bën vetëm më të fortë” në Charlie Rose, PBS, 2001.

5. “Të debatosh në mënyrë konstruktive për çështjet e vështira është e mundur vetëm kur njerëzit mund të thonë atë që kanë në mendje pa frikën e ndëshkimit.”

Andy-Grove-një-mit-që-shuhet-i-Silicon-Valley-businessmag3

6. “Personi i cili është ylli i një epoke të mëparshme është zakonisht i fundit për t’iu përshtatur ndryshimit, i fundit për t’iu dorëzuar pikës strategjike të ndryshimit dhe tenton të besojë më shumë se pjesa më e madhe e njerëzve.”

7. “Kur tendenca të reja shfaqen, shumë mirë mund t’ju duhet të shkoni kundër ekstrapolimit të të dhënave dhe në vend të saj të mbështeteni mbi vëzhgimet anekdotike dhe në instiktet tuaja.”

8. “Fraza që duhet të jetë në veprim është: Lëre kaosin të mbretërojë! Jo se kaosi është i mirë në përgjithësi…Por rendi i vjetër nuk do t’i hapë rrugë rendit të ri pa një fazë eksperimentimi dhe kaosi midis.”

9. “Në përgjithësi, sa më shpejt që ndodh ndryshimi i ekspertizës së burimeve mbi të cilën varet biznesi ose sa më shpejt të ndodhë ndryshimi në preferencat e konsumatorëve, aq më e madhe ka gjasa të jetë divergjenca midis njohurive dhe fuqisë së pozicionit.” Mbi zinxhirin e menaxhimit në biznes.

10. “Çdo njeri, pavarësisht nëse është i punësuar apo i vetëpunësuar, është si një biznes individual, dhe ju jeni CEO i tij…Është përgjegjësia juaj për të mbrojtur karrierën tuaj nga dëmtimi dhe ta poziciononi veten nga ndryshimet në mjedisin operues.”

 

/ Referuar Mashable 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0