Eva Koltraka është një aktiviste e përkushtuar për të rinjtë dhe mjedisin në Dibër dhe Bulqizë. Nisi si vullnetare në vitin 2016, por ajo shpejt u bë koordinatore e projekteve të punës në shoqatën “Ekspertët e rinj mjedisor”. Përmes punës së saj, Eva synon të ndikojë në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe sociale në rajonin e saj. Nëpërmjet projekteve rinore si “Nxitja e të rinjve në Bashkinë e Dibrës”, Eva dhe ekipi i saj inkurajojnë rininë lokale të orientohet drejt shkollave profesionale dhe mundësive të punësimit në industrinë e turizmit dhe agroturizmit. Përmes angazhimit të tyre, ata kanë arritur të mobilizojnë dhe të inkurajojnë një qasje të përbashkët në përmirësimin e kushteve të rinisë së tyre.
Eva përqendrohet në sfidat që përballon rinia sot, duke përfshirë përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale dhe shpërnguljen në vende të tjera si mundësi për t’u rritur. Për të integruar të rinjtë në jetën sociale dhe aktivizimin, ajo beson në mbështetjen reciproke dhe shkëmbimin e përvojave, duke u fokusuar në lobimin dhe kërkimin për të drejtat e tyre. Eva inkurajon të rinjtë të zgjedhin profesione që u japin një bazë të qëndrueshme për të ardhmen e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit të tyre. Përmes punës së saj dhe mesazhit të qartë, ajo shërben si një shembull frymëzimi për të rinjtë e tjerë në përpjekjet e tyre për të bërë një ndryshim në shoqëri.
Kur ka nisur angazhimi juaj me aktivizimin social?
Ka nisur para shumë vitesh dhe ka qenë një angazhim shumë i dëshiruar nga unë sepse kuptova që aty gjeja veten tërësisht. Në vitin 2016 e kam filluar punën si vullnetare dhe pas dy vitesh u bëra koordinatore projektesh punë të cilën e vijoj edhe sot.
Punoni në shoqatën “Ekspertët e Rinj Mjedisorë”, cili është fokusi i kësaj shoqate?
Në këtë shoqatë unë jam rritur profesionalisht. Komuniteti i Dibrës dhe Bulqizës përmes kësaj shoqate janë angazhuar tepër për në të gjitha proceset vendimarrëse të cilat ndikojnë në mjedis dhe përmirësimin e klimës në vend.
Çfarë ju ka shtyrë të merreni me projekte rinore?
Ambicia humbet me moshën dhe unë mendoj që të rinjtë kanë nevojë që të nxiten për të përdorur të gjitha ambiciet e tyre pozitivisht, për t’i forcuar ato ide që kanë dhe më pas t’i përkthejnë në veprim. Të rinjtë duhet të jenë shumë produktivë. Sot kemi mundësinë dhe energjinë dhe ndoshta pas disa vitesh kjo energji nuk do të jetë më ndaj dhe duhet të shfrytëzojmë çdo moment. Të rinjtë kanë shumë ide dhe kapacitet, duhet t’i shohim ata si aset. Kjo është arsyeja që unë merrem me të rinjtë dhe dua që t’i ndihmoj ata të gjenerojnë ide të ndryshme të cilat do të jenë në funksion edhe të shoqërisë.
Cila është sfida më e madhe e të rinjve sot?
Sfida më e madhe që të rinjtë kanë është përtesa, e cila vihet re tek ata. Në këtë sens ata nuk duhet të qëndrojnë gjatë përpara rrjeteve sociale dhe t’i keqpërdorin në kushtet kur mund t’i kthejnë në mundësi pozitive. Po ashtu vihet re që të rinjtë kohët e fundit kanë një tendencë të theksuar që të largohen nga Shqipëria, duke parë vendet e tjera si mundësi për t’u rritur. Këto mbeten sfidat aktuale të të rinjve sot.
Cila është mundësia më e mirë që të rinjtë të integrohen në jetën sociale dhe të aktivizimit?
Mënyra më e mirë dhe më e shpejtë është që të rinjtë të mbështesin njëri-tjetrin dhe të ndajnë mes tyre përvojat e ndryshme. Është vënë re që ‘Idetë vijnë nga idetë’, ndaj është shumë e rëndësishme që të flasim për gjërat që në bëjmë, të kemi mundësi të shkëmbejmë përvoja dhe të motivojmë njëri-tjetrin për vijimësine e jetës në Shqipëri, sepse është një vend i cili të ofron pafund mundësi nëse të gjithë bashkë duam të rritemi profeisonalisht.
Duhet të fillojmë të lobojmë, të kërkojmë për të drejtat tona. Zëri i të rinjve duhet të jetë një formë e përhershme e sjelljes së tyre. Të rinjve ju mungon socializimi dhe kam vënë re që ata nuk dëshirojnë të integrohen. Unë ftoj çdo të ri apo të re, i cili ka dëshirë e mirë për të bërë gjëra ndryshe dhe për të përmirësuar veten apo edhe shoqërinë, të dalë nga guacka në të cilën mund të jetë vendosur prej kohësh dhe nuk po arrin dot që të dalë për shumë faktorë apo arsye. Ne jemi qënie në ndryshim dhe si të tilla ajo që duhet të bëjmë menjëherë është të duam veten, duke u socializuar edhe më tepër në shoqëri.
Ju sapo keni përfunduar projetkin ‘Nxitja e të rinjve në bashkinë e Dibrës’, çfarë prodhoi ky projekt?
Ishte një project, i cili kishte në fokus dëgjimin e zërit të të rinjve dhe orintimin e tyre drejt shkollave profesionale. Në Dibër jepen shumë mundësi punësimi me zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit. Këto janë nisma të cilat duhet të jenë të përheshme, po përpiqemi që të rinjtë në Dibër e të shkollohen edhe të punësohen. Praktikat e te rinjve duhet të jenë të paguara. Ne aktualisht kemi edhe një projekt tjetër në zbatim, quhet Korridori ekologjik. Përpara disa muajsh ishim pjesë e mbjelljes e 1.5 hektarë pishë e zezë në Bulqizë. Kjo praktikë do vijojë sepse rinia është jeta dhe pemët janë jeta po ashtu, ndaj ftoj të rinjte që të jenë pjesë e këtyre nismave.
Si jeni ndjerë gjatë realizmit të këtyre nismave?
Eva Koltraka: Unë jam ndjerë më shumë e përgjegjshme me këtë projekt. Fillimisht mendoja që nuk do të kishte shumë të rinj që do të na bashkoheshin, por ndodhi e kundërta. Të rinjtë menjëherë u nxitën dhe u bë kështu një grup me të rinj dhe ambicie të mëdha. Kuptova që ka të rinj që e duan shumë punën dhe përpiqeshin të lobonin dhe të mësonin nga ato që po bënim.Gjithë synimi i të rinjve ishte të mbanin mend në fund të projektit qasjen tonë. Fillimisht u ngrit grupi rinor lokal dhe në pesë shkolla të ndryshme të Dibrës u bashkuan për një sybim të përbashkët që të dëgjohej zëri i tyre.
Cili është mesazhi që keni ju për të rinjtë?
Të jenë më të orientuar drejt profesioneve, të cilat nuk të nxjerrin thjesht akademik, por mbi të gjitha të japin një profesion. Tregu sot ka nevojë për të rinj, të cilët janë profesionistë të mirë.cri
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.