Amazon vjen me aplikacion për video konferenca, ia kalon dhe Skype-it - Business Magazine Albania

Amazon vjen me aplikacion për video konferenca, ia kalon dhe Skype-it


Amazon sapo ka lançuar Chime, një aplikacion për video konferenca dhe shërbime chat-i, i cili iu premton mbledhje pune dhe telefonat në grup më pak të këqija se zakonisht.

I dizenjuar për bizneset dhe i disponueshëm për Windows, Mac, Android dhe iOS, Chime iu lejon që të mbani një video chat deri në 16 persona në desktop dhe 8 ne pajisjet mobile.

Pjesëmarrësit gjithashtu mund të ndajnë ekranet dhe dokumentat, të regjistrojnë mbledhjet madje dhe mund të telefonojnë në një mbledhje me një linjë telefoni standarde.

Kompani thotë se aplikacioni i ri është tërësisht i sigurtë falë enkriptimit 256 bitsh, i cili përdoret në të gjitha shërbimet e internetit në Amazon.

Me këtë Amazon është gati që t’i mundë rivalët e tij në këtë fushë sië janë “Skype for Business” të Microsoft dhe “GoToMeetings” të Citrixs.

Chime për momentin ka një çmim prej 2.50 dollarësh për muaj për planin Plus, ndërsa plani Pro iu lejon të organizoni një mbledhje deri në 100 njerëz për 15 dollarë në muaj për secilin përdorues.

Për krahasim më poshtë ndodhen dhe cmimet e aplikacioneve konkurruese.

GoToMeeting për 19 dollarë në muaj iu lejon deri në 10 pjesëmarrës dhe 49 dollarë për 100 pjesëmarrës.

Ndërsa me “Skype for Business” fillon me 5 dollarë për përdorues për paketën bazike, ndërsa paketa e plotë shkon deri në 12.5 dollarë në muaj.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0