Amazon bëhet kompania e dytë në SHBA që i bashkohet klubit të 1 trilionë dollarëve - Business Magazine Albania

Amazon bëhet kompania e dytë në SHBA që i bashkohet klubit të 1 trilionë dollarëve


Është zyrtare! Amazon është kompania e dytë në SHBA që arrin vlerën e më shumë se 1 trilion dollarëve.

Aksionet e gjigantit të e-commerce u rritën të Martën duke e vendosur vlerën e kompanisë pak më shumë se e njëjta vlerë që Apple ka arritur më pak se një muaj më parë.

Një trilion është një shifër që vështirë të imagjinohet dhe aq më tepër për një kompani që fokusin kryesor e ka në shitjen me pakicë.

Lexoni: Nuk është Apple, ja cila kompani ka bërë trilionin e parë

Për vitin fiskal 2017, Amazon dhe 560,000 punonjësit e saj në mbarë botën raportuan shitjet totale prej 177.87 miliardë dollarë, duke çuar në një fitim prej 6.15 dollarë për aksion, sipas raportit vjetor të kompanisë.

Por, nga këto të ardhura masive, shitja me pakicë po fillon ngadalë t’u lejë vendin edhe shërbimeve të tjera. Për shembull, Amazon Web Services, një njësi që ofron hosting dhe cloud computing për biznese të tjera, solli 20 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2017.

Rritja astronomike e Amazon në një nga kompanitë më të mëdha në botë e ka bërë themeluesin dhe shefin ekzekutiv të saj, Jeff Bezos lehtësisht personin më të pasur në botë që nga e Marta.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0