Albanian Stock Exchange, bursa e parë private shqiptare do të nisë punën në fund të vitit

Albanian Stock Exchange, bursa e parë private shqiptare do të nisë punën në fund të vitit


Bursa e parë private shqiptare, Albanian Stock Exchange që pritet të fillojë punën në fund të vitit, potencialisht inkorporohet në rrjetin rajonal të Europës Juglindore.

Raporti i publikuar së fundi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për tranzicion, i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të tregut financiar të brendshëm.

Bursa e parë private shqiptare do të përdorë të njëjtin sistem elektronik me bursën e Ljubjanës, Shkupit, Sarajevës, Banja Lukës dhe Podgoricës, ç`ka për rrjedhojë mundëson integrimin e bursës së vetme shqiptare në rrjetin rajonal.

Lexoni: Saktë dhe qartë: Çfarë është dhe kujt i shërben Bursa Shqiptare e Titujve?

Albanian Stock Exchange, ALSE është bursa e parë shqiptare me kapital privat e liçencuar në korrik të këtij viti, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi është miratuar më 3 Korrik, ndërsa Shoqëria ka një kapital të regjistruar 50 000 000 lekë. Shoqëria do të ketë tre aksionerë, Banka Credins me 42.5% të kapitalit, Banka Amerikane e Investimeve me 42.5% të kapitalit dhe shoqëria AK Invest me 15%. ALSE do të operojë në tregun e letrave me vlerë, titujt dhe instrumenteve të tjerë financiarë, realizmin e platformave të tregtimit shumëpalëshe edukim, promovim dhe dhënien e informacionit grupeve të interesuara për veprimtarinë e kapitalit.

Ky sistem mund të kryejë deri në 100,000 transaksione në ditë. Në vitin e parë të aktivitetit, transaksionet e Bursës do të përqendrohen në tregtimin e titujve të qeverisë, si edhe të aksioneve të shoqërive të dala nga privatizimi.

burimi: ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0