Bursa e parë private shqiptare, Albanian Stock Exchange që pritet të fillojë punën në fund të vitit, potencialisht inkorporohet në rrjetin rajonal të Europës Juglindore.
Raporti i publikuar së fundi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për tranzicion, i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të tregut financiar të brendshëm.
Bursa e parë private shqiptare do të përdorë të njëjtin sistem elektronik me bursën e Ljubjanës, Shkupit, Sarajevës, Banja Lukës dhe Podgoricës, ç`ka për rrjedhojë mundëson integrimin e bursës së vetme shqiptare në rrjetin rajonal.
Lexoni: Saktë dhe qartë: Çfarë është dhe kujt i shërben Bursa Shqiptare e Titujve?
Albanian Stock Exchange, ALSE është bursa e parë shqiptare me kapital privat e liçencuar në korrik të këtij viti, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi është miratuar më 3 Korrik, ndërsa Shoqëria ka një kapital të regjistruar 50 000 000 lekë. Shoqëria do të ketë tre aksionerë, Banka Credins me 42.5% të kapitalit, Banka Amerikane e Investimeve me 42.5% të kapitalit dhe shoqëria AK Invest me 15%. ALSE do të operojë në tregun e letrave me vlerë, titujt dhe instrumenteve të tjerë financiarë, realizmin e platformave të tregtimit shumëpalëshe edukim, promovim dhe dhënien e informacionit grupeve të interesuara për veprimtarinë e kapitalit.
Ky sistem mund të kryejë deri në 100,000 transaksione në ditë. Në vitin e parë të aktivitetit, transaksionet e Bursës do të përqendrohen në tregtimin e titujve të qeverisë, si edhe të aksioneve të shoqërive të dala nga privatizimi.
burimi: ata
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto