Ajet Halili: "Vizioni im është që Elektrolizer të jetë në makinën e çdo personi"

Ajet Halili: “Vizioni im është që Elektrolizer të jetë në makinën e çdo personi.”


“Elektrolizer” ishte ideja e prezantuar nga Ajet Halili në emisionin “Do you have an idea”, një projekt me anën e të cilit përdorej gazi i hidrogjenit, për prodhimin e energjisë elektrike. Me shpërndarjen e kësaj pajisjeje në treg do të përfitonin shumë persona duke ulur kostot e blerjes së karburantit të makinave të tyre dhe duke ulur ndotjen e mjedisit.

BM: Përshëndetje Z. Ajet. Së pari a mund të na bëni një përshkrim të shkurtër të vetes tuaj ?

A: Përshëndetje stafi i Business Magazine Albania. Unë quhem Ajet Halili dhe jam 36 vjeç. Profesioni im është mekanik dhe e ushtroj atë që prej 15 vitesh. Jam i martuar dhe kam 4 fëmijë. Aktualisht nuk punoj me kohë të plotë por punoj disa herë në vit, për periudha të caktuara kohore në Itali. Tani jam i fokusuar në projektin Elektrolizer. Ky projekt nuk do të më ndihmonte vetëm mua personalisht, nëse arrijmë ta ngrejmë si biznes për prodhimin në masë të pajisjes, por për të gjithë popullsinë. Ne do të përpiqemi që të arrijmë çmimin më të ulët, që të jetë e përballueshme nga të gjitha shtresat e popullsisë.

BM: Si iu duk programi “Do you have an idea?” A u përmbushën pritshmëritë tuaja nga pjesëmarrja?

A: Programi “Do you have an idea” është një program, i cili ndihmon shumë njerëzit që kanë ide të reja. Për çdo lloj biznesi, nëse ideja është e saktë dhe përmbush nevojat e komunitetit ateherë nuk mungon investimi. “Do you have an idea” ishte me të vërtetë një eksperiencë e mirë dhe ishte diçka që ia vlejti. Ideja u pëlqye nga juria dhe ramë dakord që do të investohet.

BM: Çfarë iu shtyu të bëheshit pjesë e këtij programi?

A: Unë si program e kam parë në Itali më përpara dhe e kisha idenë se si funksiononte. Hidrogjeni është i pëlqyeshëm nga të gjithë, sepse është pjesë e ujit që pijmë çdo ditë. Pajisja është një inovacion, është një risi dhe mendova që do t’ja vlente të merrja pjesë. Konkurrova dhe fitova audicionin.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 25 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

BM: Ju përgëzojmë për idenë tuaj kaq inovative. A mund të na bëni një përshkrim të shkurtër me çfarë ka të bëjë projekti juaj? Si funksionon ai? Kujt i shërben? Çfarë impakti do ketë për njerëzit?

Elektrolizer A: Së pari faleminderit për vlerësimin. Elektroliza e ujit është ndarja e molekulave të oksigjenit dhe hidrogjenit në praninë e energjisë elektrike. Kur ne injektojmë energjinë elektrike në ujë, energjinë direkte atëherë katoda që ndodhet brenda në ujë tërheq molekulat duke i ndarë ato. Oksigjeni shkon në katodë dhe hidrogjeni në anodë. Në këtë moment, uji kthehet në gaz. Duke i ndarë, injektohen në motorrin e makinave tona dhe gjatë djegies ato kthehen në gjendjen e mëparshme, në ujë. Elektrolizer është pajisja ku ne hedhim ujë dhe procesi vazhdon në prani të energjisë elektrike.

Impakti që do ketë për të gjithë komunitetin është i madh. Së pari sepse si pajisje nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie, pasi funksionon vetëm në momentin që ne ndezim makinën. Mbas ndezjes së makinës ajo prodhon hidrogjen. Është motorri ai që e thith gjatë kohës hidrogjenin.

Së dyti ne e dimë që makinat e vjetra lëshojnë shumë tym dhe gazra të ndryshëm. Shumë personave mund t’iu duhet që të ndryshojnë makinën e tyre personale, në bazë të ligjit që ështe vendosur, ose ta shesin dhe të blejnë një tjetër. Duke montuar Elektrolizerin, ai sposton gazin. Kam shumë dëshirë që në të ardhmen e afërt, të shtohet një paragraf në këtë ligj, që për makinat që vendosin pajisjen Elektrolizer të ulen taksat.

BM: Si iu lindi ideja e këtij mjeti kaq inovativ? Lindi nga një nevojë e juaja  personale apo për të ndihmuar komunitetin? 

A: Ideja në mendjen time është shumë e vjetër. Babain tim gjatë gjithë kohës e kam patur pikë orientimi për gjithçka dhe që kur isha 10 vjeç, më pëlqenin shumë pjesët elektrike, energjia elektrike, fijet e korentit, çelësat, prizat, siguresat i kisha gjatë gjithë kohës nëpër duar. Gjatë viteve ’92, ka qenë një periudhë që tensioni ishte shumë i ulët. Një ditë mora dy pllaka llamarine dhe i hodha në ujë. Pas 4-5 minutash kova mbushet plot dhe dukej sikur uji vlonte. Në ato momente kuptova që uji jo vetëm po nxehej, por molekulat e tij po ndaheshin.

Gjatë gjithë kohës mendoja për këtë dhe në vitin 2005 fillova të shihja pajisje të ndryshme në internet, si funksiononin ato dhe si ishin ndërtuar. Në vitin 2015 arrita të ndërtoja një të tillë vetë, nga ato që kisha parë në internet dhe me aftësitë e mia që i kam mbledhur me kalimin e kohës me profesionin tim. Arrita ta ndërtoj si pajisje, e montova në makinën time dhe pashë që ishte efikase. Më shumë në heqjen e gazrave, pasi ishte makinë e vjetër, por edhe konsumin e kam reduktuar deri në 33%.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 25 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

BM: A ka ndonjë projekt të ngjashëm me tuajin? Çfarë ka ndryshe ajo?

A: Projekte ka shumë. Projektet e para janë amerikane, por unë pajisjen time mund ta vendos ku të kem nevojë. Nuk është e thënë të montohetElektrolizer vetëm në makinë. Unë kam dëshirë që të montohet në makinë, të vendoset në bagazhin e makinës apo edhe në shtëpi për ngrohje dhe në kuzhinë.

BM: Në “Do you have an idea?” ideja juaj u pëlqye shumë dhe nga juria, madje Z.Avni Ponari iu ofroi edhe ndihmë? A po e vazhdoni edhe sot bashkëpunimin tuaj?

A: Bashkëpunimi me zotin Avni Ponari është i shkëlqyer, sepse ishte i pari që u tregua i gatshëm të investonte në këtë projekt, pasi iu duk shumë ambicioz. E ndërtuam pajisjen e re, duket më moderne dhe shumë ndryshe nga ajo e para. Tani jam në fazë patentimi, pasi këtë ma premtoi se do ta realizonte produksioni.

BM: Cili është plani juaj për të ardhmen? Idenë tuaj keni ndërmend ta shndërroni në një biznes ku të prodhoni në masë dhe t’ua ofroni dhe të tjerëve? Apo thjesht do vazhdojë të jetë në kuadrin e një mjeti që do e përdorni vetëm për vete?

A: Kam dëshirë që Elektrolizeri të jetë në makinën e çdo personi. Ideja ime është që të shndërrohet në një biznes të fuqishëm ku të prodhohen pajisje në masë, për makinat si fillim dhe më pas kemi dëshirë që të përdoret edhe për vende të tjera.

BM: Faleminderit për intervistën! Suksese të mëtejshme.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 25 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0