AIESEC Albania organizon “Youth for Global Goals” - Business Magazine Albania

AIESEC Albania organizon “Youth for Global Goals”


Një event, i cili vjen në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri dhe synon promovimin e të rinjve, forcimin e zërit të tyre, si forca kryesore që çon në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, programit universal, transformues dhe të integruar që përbën një kthesë historike për botën.

AIESEC është një platformë globale rinore, e themeluar në 1948, e cila synon zhvillimin e lidershipit te të rinjtë nëpërmjet programeve të shkëmbimit ndërkulturor. Me sloganin “Paqje dhe Përmbushje e Potencialit Njerëzor”,  AIESEC është në Shqipëri prej 2012.

Një ndër oportunitetet e shumta që AIESEC ofron për të rinjtë në Shqipëri është edhe iniciativa Youth for Global Goals, mesazhi i së cilës do të jepet nëpërmjet eventit “Youth Speak Forum

Edicioni i këtij viti bazohet në objektivin “Partneritet për Objektivat” dhe vjen me temën: “Krijimi i një rrjeti të përbashkët për Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

  • Një panel folësish profesionist, përfaqësues nga Kombet e Bashkuara,
  • Një sesion i gjithi i dedikuar sipërmarrësve të rinj,
  • Një hapësirë veprimi ku çdo pjesëmarrës ka mundësinë të propozojë idetë e tij mbi realizimin e Objektivave.
  • Dy workshop-e që nxisin të menduarit praktik
  • Një shorte special që do të mundësojë kurse 6-javore falas me mësues të huaj
  • Një panair me partner si: Deloitte, Vodafone, LPA Legal, Armundia Factory, New Moment.

Kjo është mundësia jote!

Linku i aplikimit: https://bit.ly/2GvEwJk

Apliko tani, merr CV dhe energjinë tënde për të ndyshuar botën dhe ji i pranishëm në 5 Maj, në “Youth for Global Goals” në ambjentet e Xheko Imperial në orën 9 AM – 6:30 PM.

Fee e pjesëmarrjes: 10 €

Përfshin: Të gjitha mjetet logjistike, coffe-breaks, dreka dhe certifikata e pjesëmarrjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0