Aflatoun organizon eventin Java Globale e Parasë në Tiranë – në bashkëpunim me Visa dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët - Business Magazine Albania

Aflatoun organizon eventin Java Globale e Parasë në Tiranë – në bashkëpunim me Visa dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Aflatoun

Në kuadër të Javës Globale të Parasë (Global Money Week), Aflatoun në bashkëpunim me Visa dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët organizojnë në Tiranë, Javën Globale të Parasë – një ngjarje unike që fokusohet në edukimin financiar dhe përfshirjen e të rinjve. Eventi i këtij viti do të organizohet në bashkëpunim me Visa, një nga liderët botërorë në pagesat digjitale.

Çfarë është Java Globale e Parasë?

Java Globale e Parasë është një iniciativë e përvitshme globale që rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e edukimit financiar dhe përfshirjen e të rinjve dhe jo vetëm. Tema e këtij viti, “Mbroni paratë tuaja, siguroni të ardhmen tuaj” thekson rolin vendimtar që luan edukimi financiar në fuqizimin e individëve për të menaxhuar financat e tyre me përgjegjësi dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt.

Bashkohuni lëvizjes së 12 Prillit, në Tiranë!

Aktiviteti do të mbahet në Tiranë më 12 Prill 2024, në Piramidën Tumo. Gjatë gjithë ditës, të rinjtë që kanë punuar tashmë me Aflatoun për thellimin e njohurive të tyre financiare, rreth sistemit qeveritar, përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe ekspertët e sektorit privat dhe OJQ-ve do të mblidhen së bashku për:

Të diskutuar dhe ndarë ide mbi sfidat dhe mundësitë e edukimit financiar me të cilat përballen të rinjtë në nivel global, rajonal dhe lokal.

T’u angazhuar në një panel diskutimi me të rinjtë, përfaqësuesit e shërbimeve financiare, zyrtarët qeveritarë dhe OJQ-të, duke u fokusuar në zgjidhjet novatore për sfidat financiare të ditëve të sotme, në jetën reale.

Të mësuar nga praktikat më të mira të shfaqura nga aktorët qeveritarë, sektori privat dhe organizatat jofitimprurëse që punojnë në edukimin financiar dhe përfshirjen e të rinjve.

Lexo: “Janë histori suksesi”, Hasani takon dy deputetët suedezë me origjinë shqiptare: Jemi krenarë për ta

“Edukimi financiar është vendimtar për të qenë një qytetar produktiv, dhe sa më shpejt të edukojmë gjeneratën e ardhshme për të qenë të zgjuar financiarisht, aq më produktive bëhet një shoqëri. Një edukim i mirë financiar mund të ndihmojë në ndërtimin e zakoneve të mira për menaxhimin e parave dhe marrjen e vendimeve të informuara financiare që kanë një ndikim afatgjatë në jetë. Nëse ne fillojmë t’u mësojmë fëmijëve edukimin financiar që në moshë të re, ata kanë më shumë gjasa të marrin vendime të zgjuara financiare si të rritur, duke çuar në pavarësi më të madhe financiare dhe sukses. Ne synojmë të fillojmë t’u mësojmë fëmijëve nga moshat më të hershme me parimet e edukimit financiar, që nga buxhetimi dhe kursimi kur janë të rinj dhe zgjerimi i të kuptuarit të borxhit dhe kredive kur janë më të rritur dhe duke siguruar që në kohën kur janë në shkollë të mesme të kenë një zotërim të fortë të financave personale.Edukimi i fëmijëve dhe rinia është një përpjekje e përbashkët që përfshin të gjithë shoqërinë, qeverinë, bankën qendrore, shkollat, universitetet, shoqërinë civile dhe prindërit”. – tha Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Shqipëri.

Mbështetja e Visa-s për këtë event është thelbësore pasi kompania ka një përvojë të gjatë në drejtimin e projekteve të edukimit financiar në të gjithë botën, me më të spikaturat që përfshijnë Aftësitë Praktike të Parasë.

“Visa, si një nga liderët globalë në pagesat digjitale, dëshiron të frymëzojë dhe fuqizojë edukimin financiar për të gjithë, kudo. Jam entuziast që ky event ka mbledhur përfaqësues të pushtetit vendor, sektorit publik dhe privat, sepse ne duhet të punojmë së bashku për t’u siguruar që brezave të rinj t’u mësohen aftësitë praktike dhe themelore të menaxhimit të parave. Ky është një investim i vlefshëm në të ardhmen tonë.” – deklaroi Ana Drashkoviç, zëvendëspresidente dhe menaxhere e përgjithshme e Visa për Evropën Juglindore.

Ngjarja e JGP në Tiranë do të mbyllet me angazhimin e pjesëmarrësve ndaj deklaratës së Utrechtit: një betim solemn për zhvillimin e edukimit social dhe financiar.

“Betimi dhe Deklarata e Angazhimit të Javës Globale të Parasë ofron një mundësi të fuqishme për individët dhe organizatat që të demonstrojnë përkushtimin e tyre ndaj edukimit financiar dhe përfshirjes së të rinjve. Duke nënshkruar këtë të fundit, ne dërgojmë kolektivisht një mesazh të fortë për rëndësinë e fuqizimit të të rinjve me njohuri dhe aftësitë, për të cilat ata kanë nevojë për të menaxhuar paratë e tyre në mënyrë efektive dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Ne i inkurajojmë të gjithë të bashkohen me ne në marrjen e këtij hapi me ndikim drejt një të ardhmeje më të sigurt financiarisht për të gjithë.” – tha Roeland Monasch, CEO, Aflatoun International.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0