A po “vdes” besnikëria e konsumatorëve ndaj markave?

A po “vdes” besnikëria e konsumatorëve ndaj markave?


Sipas studimit më të fundit “Global Pulse Research” të Accenture, “Costumer 2020: Are You Future Ready os Reliving the Past?” blerësit e sotëm janë duke vlerësuar dhe duke ndryshuar në mënyrë konstante markat. Për shembull, 46% e konsumatorëve besojnë se ata me më shumë gjasa mund të ndryshojnë markat krahasuar me 10 vite më parë. Për më tepër, 53% e konsumatorëve në SHBA i ndryshonin brandet për shkak të shërbimit të dobët në të paktën një industri, dhe sërish 80% e këtyre kalimeve nga një markë në një markë tjetër mund të ishin shmangur nëpërmjet strategjive më të mira.

Studimi gjithashtu vëren se kjo “ekonomi në ndryshim” sjell 3.2 trilionë $ të ardhura në 17 tregje kryesorë. Kjo prezanton mundësi më të mëdha për të fituar një pjesë më të madhe tregu nga konsumatorët duke rritur bazën e konsumatorëve, por do të thotë gjithashtu që kompanitë mund të humbasin shpejt bazën e tyre ekzistuese nëse nuk janë më të zgjuar dhe të shkathët se sa konkurrentët e tyre.

Konsumatorët përballen në mënyrë konstante nga një bombardim reklamash nëpërmjet pajisjeve të tyre, influenca nga rrjetet sociale dhe ofertat e personalizuara nga konkurrentët. Ndërsa tregu i punës vazhdon të evoluojë në drejtime të reja, do të bëhet gjithmonë e më shumë e vështirë për t’i mbajtur konsumatorët e angazhuar, madje edhe atë më besnikët.

Një përqasje më e mirë ndaj besnikërisë së markës
Bizneset nuk mund të mbështeten vetëm te marka për të garantuar shitjet e përsëritura, thotë David M. Raab, presidenti i Raab Associates, një firmë këshilluese marketingu. “Ato duhet të punojnë më shumë për të siguruar eksperienca të mira të konsumatorit, që do të gjenerojnë opinione të mira midis konkurrentëve dhe konsumatorëve potencialë,” vëren ai. “Marka është një imazh në mendjen e konsumatorit që merr formë pjesërisht nga marketingu, por kryesisht nga eksperiencat aktuale si konsumator.”

Një gabim tipik është t’u qëndrosh pa u lëkundur programeve dhe praktikave që siguruan sukses për vite me radhë pa kuptuar se sa pak efektive dhe produktive janë bërë ato. Kompanitë me mjetet, të dhënat dhe statistikat për të arritur pritshmëritë në evoluim kanë një mundësi të paprecedentë për të ndërtuar një bazë konsumatore të qëndrueshme dhe të përfitueshme dhe të rrisin të ardhurat.

Duke bërë analizat e të dhënave që janë integruar nga kanale të shumëfishta, është e mundur të identifikohen shkaqet rrënjësore pas pakënaqësive të konsumatorëve dhe arsyeve të ndërrimit të markave. Për më tepër, duke shfrytëzuar statistikat mund të ndihmojnë në përcaktimin e nevojave dhe preferencave individuale.

Guido van de Boom, një drejtues rajonal në zyrën Accenture të Amsterdamit, thotë se sasia e të dhënave dhe analizat ofrojnë një mënyrë për të ndalur defektet e konsumatorëve dhe për të krijuar një besnikëri afatgjatë. “Analizimet e ndihmojnë kompaninë të kuptojnë dhe të parashikojnë kërkesat dhe preferencat e konsumatorëve, duke e lejuar atë të ndërmarrë çfarëdolloj veprimesh që janë të nevojshme për mbajtjen e konsumatorëve,” thotë ai.

Organizatat me këto kapacitete do të jenë të pozicionuara më mirë për të mbajtur konsumatorët besnikë ndërsa konkurrojnë më me efektivitet për ata që kërkojnë zgjidhje alternative.

Shfrytëzimi i burimeve të ndryshme të të dhënave
Analiza e të dhënave mund të zbulojë se sa shpesh njerëzit duan të marrin komunikime, cilën pajisje ose media preferojnë ata kur ndërveprojnë dhe cili lloj i mesazhimit është i rëndësishëm për ata. Mesazhimi i orientuar nga të dhënat i targetuar në anagzhimin e konsumatorëve, duke i shërbyer dhe mbështetur konsumatorët ndërton besnikërinë dhe ndërgjegjësimin pr markën.

Për më tepër, informacioni i marrë nga burime të ndryshme të dhënash i jep kompanisë vështrime të rëndësishme në motivimin e konsumatorëve, preferencat dhe opinionet e produkteve specifike. Në të njëjtën mënyrë të dhënat e gjeneruara nga teknologji të ndryshme, duke përfshirë edhe sistemet e pikave-të-shitjes (Point of Sales-POS), platformat e blerjeve nëpërmjet telefonave, qendrat e unifikuara të komunikimit dhe rrjeteve me bazë Wi-Fi ndihmojnë në të kuptuarin dhe shërbimin më të mirë ndaj konsumatorëve. Informacioni mund të përdoret për të ndërvepruar me individë nëpërmjet Web-it, telefonit dhe kanaleve të tjera për të ndërtuar dhe mbajtur besnikërinë në terma afatgjatë.

Teknologjitë ndihmojnë gjithashtu organizatat të jenë më të shkathëta dhe më të gatshme. Gjurmimi i kërkesës për produkte nëpërmjet sistemeve POS, teknologjive të pagesës nëpërmjet telefonave, hapësirave të magazinimit RFID dhe burime të tjera mundësojnë lehtësimin e procesit të porositjes, ruajtjes dhe të ri-ruajtjes në tregti.

Kjo nga ana e saj çon në rritjen e kënaqësisë dhe besnikërisë së konsumatorëve sepse nevojat e tyre arrihen më shpejt dhe në mënyrë më efiçiente. Rishitësit mund të marrin të dhëna nga prodhuesit, shitësit, firmat e logjistikës dhe partnerë te tjerë për të mundësuar një rrjet të tërë furnizizmesh që punon së bashku për të identifikuar dhe matur trendet dhe mundësitë.

Forcim i besnikërisë në një botë që ndryshon
Kompanitë mund t’i mbajnë konsumatorët aktualë dhe të tërheqin të rinj duke angazhuar një gjeneratë të ardhshme të dhënash dhe mjetesh analitikë që do t’i ndihmojë ato të kuptojnë më mirë nevojat dhe preferencat e njerëzve që blejnë produktet dhe shërbimet e tyre, dhe më pas të sjellin një eksperiencë të mrekullueshme në një nivel personal. John Levott, partner i nivelit të lartë në Analytics Demystified, një firmë këshilluese, thotë se bërja e një përpjekje me bazë për të kuptuar dhe ndërvepruar me konsumatorët mund t’i mbajë parregullsitë nën kontroll: “Nëse një markë përgjigjet shpejt, shpërndan shërbime të mira dhe kujdeset për konsumatorët e saj, atëherë ajo ka shanse më të larta të suksesit në tregun e sotëm.”

 

/Marrë nga Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0