A mund të shndërrohet Shqipëria në një qendër të shërbimeve online në vitet e ardhshme?

A mund të shndërrohet Shqipëria në një qendër të shërbimeve online në vitet e ardhshme?


A mund të shndërrohet Shqipëria në një qendër të shërbimeve të specializuara të nënsektorëve BPO / IT në vitet e ardhshme? Bizneset besojnë se potencialet e tregut shqiptar janë të mëdha, por duhet punuar më shumë për të standardizuar bashkëpunimin Shtet – Biznes – Universitetet/Edukim.

Hapja e vendeve të reja të punës është sot një nga sfidat më të rëndësishme për çdo qeveri. Sektorët potencialë që planifikohen të gjenerojnë vende të reja pune në vitet e ardhshme konsiderohen: shërbimet, bujqësia, turizmi, tregtia apo nënsektorë që lidhen me energjinë, etj. Një sektor me shumë potencial për punësimin e të rinjve, është dega e nënkontraktimit të shërbimeve të biznesit BPO-ve (business process outsourcing) me nënsektorë si p.sh., shërbimet online, duke përfshirë call center, marketing online, data entry, shërbime kontabiliteti, etj.

Në vend, aktualisht numërohen rreth 30 mijë të punësuar në këtë sektor, por potencialet mendohet se janë për një dyfishim të këtij numri në vitet në vijim. Drejtuesja e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, Diana Leka thotë se biznesi ka konfirmuar gjatë konsultimeve, veçanërisht në kuadrin e potencialeve të këtij sektori, se ka shumë interes për të zgjeruar investimet në këtë sektor. Kështu nga një anketim në shkurt 2017 (me 17 CEO të kompanive që punësonin rreth 10,000 veta) rezultonte që – “kompanitë BPO parashikojnë të rriten në vitin në vazhdim, por kryesisht (88%) në shërbimet ekzistuese dhe një pjesë shumë e vogël parashikon diversifikim në shërbime të reja.”

“Ne kemi iniciuar një ‘diskutim/debat’ mbi problematikën e tregut të punës së sektorit dhe potencialet përkatëse dhe në bazë të anketimeve, intervistave dhe takimeve me palë të ndryshme të interesit rezulton se ky sektor dhe nënsektorët (p.sh., shqyrtimi i Ankesave, regjistrimi i pagesave të kompanisë, përpunimi i transaksioneve, shqyrtimi i menaxhimit të pyetjeve/kërkesave, shqyrtimi i administrimit të klientelës, kanë një potencial të madh rritjeje në vend. Studimi më i thelluar mbi tregun u bë nga projekti RISI Albania/AVASANT dhe mendohet se ky numër mund të dyfishohet duke marrë për bazë numrin e studentëve që studiojnë teknologji informacioni apo degë të ngjashme, por edhe planet e kompanive për të shtuar apo për të diversifikuar shërbimet”, thotë znj. Leka.

Kosto e lirë nuk është i vetmi avantazh, por dëshira dhe motivimi për punë është më i lartë, sidomos në disa profesione. Shqipëria ka potencial për t’u bërë Data Warehouse (sistemet e përdorura për raportim dhe analizim të dhënash) në sektor, teksa investimet në dhënien e shërbimit të internetit janë bërë tashmë. Në Shqipëri ka staf, ka aftësi shumë të mira të gjuhës italiane dhe angleze, ndoshta për italisht jemi më të mirët në rajon, ndërsa gjermanishtja është në “potencial sepse po kërkohet”, por duhet të punojmë ende për të përgatitur “aftësitë profesionale”. Tregu nuk e zgjidh, por vetëm e evidenton problemin.

Problemi

Anketa të vazhdueshme të kryera nga bizneset vendase kanë treguar ekzistencën e mangësive të rëndësishme te pjesa më e madhe e të diplomuarve veçanërisht për sa i përket komunikimit, punës në grup, aftësive të zgjidhjes së problemeve, si dhe cilësisë e nivelit të njohurive (terminologjisë profesionale) në gjuhët e huaja kryesore.

Përputhshmëria e njohurive dhe aftësive të fituara në auditor me nevojat e tregut të punës përbën një sfidë të vazhdueshme jo vetëm për sistemin e edukimit në përgjithësi apo dhe universitetet shqiptare, por edhe për ato perëndimore. Është koha dhe momenti që sa më parë ky hendek të fillojë të zvogëlohet. Anketa të vazhdueshme të kryera nga bizneset vendase kanë treguar ekzistencën e mangësive të rëndësishme te pjesa më e madhe e të diplomuarve veçanërisht për sa i përket komunikimit, punës në grup, aftësive të zgjidhjes së problemeve, si dhe cilësisë e nivelit të njohurive (terminologjisë profesionale) në gjuhët e huaja kryesore. Është e qartë që këto mangësi krijojnë kosto shtesë për punëdhënësit, veçanërisht për bizneset, që kërkojnë punë intensive “labor intensive”.

Z. Agron Shehaj, drejtuesi i kompanisë më të madhe në këtë sektor, IDS, në Shqipëri thotë se ka shumë të rinj që diplomohen në degët e teknologjisë, dinë gjuhë të huaja dhe kanë ambicie për të mësuar, por mungon orientimi i tyre në tregun e punës.
Pikë e fortë që ka tregu shqiptar është fakti se përgjithësisht të rinjtë njohin gjuhën italiane dhe angleze, ku kemi edhe kontrata të shumta dhe gjithashtu kanë njohuri të mira në IT. Por, për sa kohë universitetet nuk kanë bashkëpunim të ngritur, të vazhdueshëm e të fortë me bizneset në këtë sektor do të jetë e vështirë që ne të shndërrohemi në një treg potencial në rajon dhe të tërheqim edhe më shumë investime”, thotë z. Shehaj.

Arsimi dhe tregu i punës

“Pikë e fortë që ka tregu shqiptar është fakti se përgjithësisht të rinjtë njohin gjuhën italiane dhe angleze, ku kemi edhe kontrata të shumta dhe gjithashtu kanë njohuri të mira në IT. Por, për sa kohë universitetet nuk kanë bashkëpunim të ngritur, të vazhdueshëm e të fortë me bizneset në këtë sektor do të jetë e vështirë që ne të shndërrohemi në një treg potencial në rajon dhe të tërheqim edhe më shumë investime, ” thotë z. Agron Shehaj.

Shqipëria mbetet mjaft konkurruese në sektor, ka potenciale për investime, por duhet një bashkëpunim i aktorëve për të investuar në tregun e punës tani për të mbetur konkurrues dhe për të kaluar nga shërbime data – entry (hedhje të dhënash), në shërbime me vlerë të shtuar e më cilësore në vend.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0