A mund të ngjitet stresi në një ambient pune ?! - Business Magazine Albania

A mund të ngjitet stresi në një ambient pune ?!

A na nervozojnë edhe neve njerëzit nervozë? Po, dhe këtë e thotë tashmë edhe shkenca: stresi është ngjitës. Sjellja plot ankth e një anëtari të familjes, një kolegu në punë, por edhe i një të panjohuri në rrugë, mund të transmetohet tek të tjerënjëlloj si një virus, veçanërisht tek njerëzit empatikë, pra që perceptojnë shumë shpejt ndjenjat dhe gjendjen shpirtërore të tjerëve.

Kjo është vërtetuar në një studim të Institutit Maks Plank në Lajpcig dhe Universitetit të Dresdenit në Gjermani. Studiuesit i detyruan disa vullnetarë të vëzhgonin njerëz të tjerë,ndërsa këta të fundit i nënshtroheshin situatave të tensionuara psikologjike.

Më pas ata matën nivelet e tyre të kortizolit. Hormoni i stresit ishte rritur me 26 për qind tekvëzhguesit. Dhe në rast se kishte një marrëdhënie intime me personin që gjendej nën presion, përqindja e rasteve në të cilat kishte një rritje të hormonit rritej në 40 për qind.

Pse? Ky efekt viral i stresit ndodh për shkak të ndjeshmërisë, gjë që çon në identifikimin me atë që është duke përjetuar personi i stresuar.  Sipas studiuesve, u pa se edhe filmat me shumë suspansë dhe shfaqjet televizive mund të rrisin nivelet e stresit të shikuesve.
Lexo:
Siguria kibernetike, tendera dhe thirrje për ekspertë

Cila është zgjidhja?

Në të tilla raste zgjidhja është më se e dukshme:shmangni takimet (madje pëshumë kohë dhe nëse është e mundur) me njerëz që po kalojnë një periudhë stresuese. Megjithatë, sipas një studimi, nëse 2 persona të stresuar bisedojnë me njëri-tjetrin, ata mund të relaksohen.

Në një studim nga USC Marshall School of Business në Shtetet e Bashkuara, 52 studentë të cilëve iu desh të përballeshin me një test shumë stresues, u ftuan që të përballeshin me njëri-tjetrin. Dhe pasi ndanë të gjitha shqetësimet, u pa se niveli i tyre i kortizolit kishte rënë ndjeshëm.time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0