A mund të lulëzojë bota me 100% energji të ripërtëritshme? - Business Magazine Albania

A mund të lulëzojë bota me 100% energji të ripërtëritshme?


Një artikull majft i lexuar i revistës New York për ngrohjen globale fillon me këto fjalë: “Ju premtoj, që është më keq seç mendoni.” Ai parashikon që temperaturat e New York do të jenë më të larta se të Bahrain, shpërndarjen e sëmundjeve të rënda dhe një shembje të ekonomisë botërore. Me gjithë këto parashikime apokaliptike, a mund të mbijetojë bota me 100% energji të ripërtëritshme?

Me shikim të parë, përgjigjja e kësaj pyetje është fatkeqësisht shumë e dukshme. Energjia solare dhe e erës prodhojnë vetëm 5.5% të elektricitetit botëror. Hidrocentralet janë një burim mjaft praktik, por kostot po rriten dhe investimet po bien. Duke u fokusuar në kërkesat për energji, përfshirë ngrohjen, transportin dhe industrinë, energjia e përdorur për to është 1.6%. Duket kompletësisht e pamundur të eliminohen lëndët e djegshme në prodhimin e energjisë.

Lexoni: Kemi vetëm 3 vjet kohë për të ndryshuar të ardhmen e ngrohjes globale

Tranzicionet e prodhimit të energjisë kërkojnë dekada të tëra. Është raporti i ndryshimit që na tregon se ku shkojnë investimet. Gjatë dekadës së fundit, energjia e erës u bë pjesë e listës së mënyrave për të prodhuar elektricitet. Edhe pse investimet ranë vitin e kaluar, IEA (International Energy Agency) tha se për herë të parë sasia e kapacitetit të energjisë së ripërtëritshme për pak sa barazoi burimet e tjera si qymyri dhe gazi. Nuk është më e pazakontë që shtete si Danimarka dhe Skocia të prodhojnë gjithë energjinë e tyre nga era.

Ambiciet po rriten. Senati i Kalifornisë, një shtet që po i afrohet qëllimit për të prodhuar 1/3 e energjisë me burime të ripërtëritshme, propozoi që të vendoset një target prej 60% deri në 2030. Qëllimi i Gjermanisë është që të arrijë 80% deri në 2050. Por nëse është e mundur që të prodhohet gjithë elektriciteti i një shteti vetëm me anë të erës, ujit dhe diellit, është një debat i hidhur.

Në vitin 2015, Mark Jacobson i Stanford University debatoi që elektriciteti, transporti dhe industria mund të fuqizohen nga era, uji dhe dielli brenda vitit 2050. Por në Qershorin e këtij viti, Christopher Clack, kreu i Vibrant Clean Energy, kishte disa kritika me hartuesit e Proceedings of the National Academy of Science. Ai argumentoi që një perspektivë e ngushtë për përdorimin e erës, ujit dhe diellit mund ta vështirësonin përballimin e ngrohjes globale.

Lexoni: Asnjë makinë me naftë ose benzinë nuk do të shitet në Francë pas vitit 2040

Nga ana tjetër, Amory Lovins nga Rocky Mountain Institute në Colorado është mjaft skeptik për idenë e prodhimit 100% me burime të ripërtëritshme. Ai mjaftohet me faktin që një ditë bota mund të arrijë të paktën 50% të prodhimit me erë, ujë dhe diell, dhe kjo është e mjaftueshme për të ndryshuar drejtimin e ngrohjes globale.

Disa skeptik janë të shqetësuar për pasojat ekonomike nëse përdorimi i burimeve të ripërtëritshme përhapet me shpejtësi. Në një artikull, Michael Kelly nga Cambridge University u fokusua tek EROI (Energy Return on Investment) e solarëve PV dhe turbinave të erës, domethënë raporti mes sasisë së energjisë së prodhuar dhe sasisë së energjisë së investuar për t’i bërë ato. Ai tha që EROI i tyre është më i ulët se i lëndëve djegëse. Përdorimi i burimeve të ripërtëritshme për të gjeneruar gjysmën e elektricitetit botëror do të linte më pak energji falas për të fuqizuar tipe të tjera aktivitetesh ekonomike.

Kritikët thonë që ky studim është bërë rreth 5 vite më parë dhe që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Një përdorim i madh i burimeve të ripërtëritshme mund të jetë më pak efiçente për fuqizimin e ekonomisë sesa lëndët djegëse. Por nëse ne duam t’i provojmë të kundërtën kritikëve, atëherë energjia e pastër mund të jetë zgjidhja.

Burimi: The Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0