Asnjë makinë me naftë ose benzinë nuk do të shitet në Francë pas vitit 2040

Asnjë makinë me naftë ose benzinë nuk do të shitet në Francë pas vitit 2040


Në fakt, nuk ka asnjë dyshim që makinat me djegie të brendshme (naftë, benzinë) do të kenë një datë skadence. E sigurtë është që ajo do të ndodhë në një të ardhme jo shumë të largët. Provë është një deklaratë e qeverisë Franceze. E njohur për një traditë të artë të automobilizmit, që me themelimin e Renault në 25 Shkurt 1899, legjendat e rally në gjysmën e dytë të shekullit të 20 e më tej, por edhe për gatishmërinë e saj përsa i përket ndryshimeve të klimës.

“Plan Climat” është plani i publikuar pak ditë më parë. Nën moton “1 planète, 1 plan”, ajo bën disa hapa para drejt ndalimit të shitjes për çdo makinë me naftë ose benzinë deri në vitin 2040.

Lexoni: Tesla gati për të zbuluar Model 3

Agjencia Franceze e Shtypit raporton se ky publikim erdhi si pjesë e një plani për ambjentin të publikuar të Martën nga ministri i ri Francez i mjedisit, Nicolas Hulot. Ky plan reflekton vullnetin dhe dëshirën e presidentit të ri Emmanuel Macron që ta bëjë Francën lider të luftës kundër ngrohjes globale. Ai synon të arrijë eleminimin e karbonit deri në vitin 2050.

Hulot u shpreh se fundi i shitjeve për çdo makinë me djegie të brendshme, do të jetë “revolucion i shëndetshëm”. Kjo do t’i ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e shëndetit publik. Ai mendon se prodhuesit francezë të makinave si Renault, Citroën dhe Peugeot, janë në gjendje të përballojnë tranzicionin.

Citohet se sektori i transportit prodhuesi më i madh i gazrave të dëmshëm në vënd dhe ky plani i ri, do të përmirësojë situatën. Në një deklaratë pak ditë më parë, Hulot u shpreh se ky plan është goxha ambicioz, por edhe i realizueshëm. Norvegjia dhe India planifikojnë të bëjnë të njëjtën gjë respektivisht në vitin 2025 dhe 2030.

Lexoni: Fundi i të qënit pronar i makinës tënde

Le Monde raporton se Hulot është duke planifikuar buxhete për të mbështetur blerësit e rinj të makinave. Kjo, vetëm në rast të blerjeve më efiçente. Por, ende asgjë nuk është në zbatim.

CityLab, thotë se megjithëse Franca nuk është vendi i parë, i cili ndërmerr lëvizje të tilla. Por, sugjeron se ajo ja vlen të përmëndet. Ajo ka një popullsi prej 66 milionë banorësh dhe një industri automotive shumë të zhvilluar.

Megjithëse 2040 është larg, por me rritjen e shitjeve të makinave elektrike, plani i Macron dhe Hulot, duket tepër i realizueshëm.

burimi: Road and Track

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0