A ju dëgjon smartfoni juaj? - Business Magazine Albania

A ju dëgjon smartfoni juaj?

A ju dëgjon smartfoni juaj?

Nëse dikush përmend rastësisht në bisedat e tij se dëshiron të blejë makinë të re apo një laptop, nuk janë të pakta rastet kur brenda disa orësh në lajmet që ai ndjek në internet të shikojë sugjerime pikërisht nga ato që ka biseduar në jetën reale.Ata betohen se nuk kanë folur me askënd tjetër përveç asaj bisede, por gjatë gjithë kohës celulari i tyre ka qenë në tavolinë.

Shumë e konsiderojnë situatën hipotetike, por shumë të tjerë dëshmojnë për situata të ngjashme çdo ditë, duke argumentuar se telefonët kanë dhe mikrofonë të brendshëm të cilat aplikacionet e ndryshme kanë të drejtë t’i përdorin.

Deri tani forumet në rrjetet sociale janë plot me përdorues që përmendin eksperiencat e tyre për hasjen e reklamave te shenjestruara, për temat e bisedave kanë bërë në tryeza.

Gazetarja Zoe Kleinman ka shkruar për këtë një raport teknologjie në rrjetin BBC, për një rast akoma më makabër.
lexo: Alibaba po sjell rivalin e ChatGPT

Gruaja sapo ishte informuar për vdekjen në aksident të një mikeshe të saj. Më pas në sugjerimet e kërkimeve të saj në internet dhe Google u shfaqën pikërisht viti, vendndodhja, aksidenti dhe emri i shoqes së saj të vdekur.

Në shumë raste të tilla kjo mbledhje e të dhënave përbën një shkelje të privatësisë. Në vitin 2019, rrjeti belg VRT News, kishte marrë në zotërim 1000 regjistrime vërash nga aplikacioni Google Assistant, në të cilat kishte informacione private si adresa, emra dhe njerëz.

Por a ekziston një teknologji kaq e gjerë dhe e frikshme? David Lodge e Ken Munro, të kompanive Pen Test Partners, kanë krijuar një aplikacion pikërisht për registrimin e gjithçkaje në afërsi të celularit me një mikrofon të brendshëm.
Lexo: Ku po rriten më shpejt punët në distancë

Në intervistën e tyre me BBC, ata thanë e aplikacioni i tyre mund të bëjë të dërgohen reklama të personalizuara për përdoruesin.

Ndërkohë Facebook e Google, dy kompanitë më të mëdha të këtij sektori, mohojnë mbledhjen e informacioneve në forma të tilla.

Facebook, tha për BBC se ndalon që kompanitë të dërgojnë reklama bazuar në informacionet e mikrofonëve. Por shumë prova të tjera tregojnë se Google, ashtu si Amazon (Amazon Echo), vërtet na regjistrojnë.

Google dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë hartojnë informacione për të gjithë ne dhe gjithçka bëjmë në internet, që prej llogarive, kërkimeve, reklamave e email-eve, sipas asaj që Google quan “eksperiencë e personalizuar” por kjo nuk duhet të përfshijë regjistrimet e zërit.  bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0