Pushimi ideal i Norvegjezëve është që të shkojnë në Syden, që do të thotë jug, por nënkupton vendet e ngrohta dhe me diell.
Lexoni: 10 RESTORANTET MË TË MIRA NË EUROPË, MES TYRE DHE NJË NGA SHQIPËRIA E KOSOVA
Një destinacion ‘Syden’ duhet të ketë këto tipare:
1. I thjeshtë për të shkuar
Një destinacion Syden përfshin fluturime direkte, pa ndalesa. Stresi i ndërrimit të avionëve dhe nxitimit nga gate-i në gate është i papranueshëm kur shkon për pushime. Norvegjezët nuk pranojnë të harxhojnë kohë dhe para me këto gjëra.
2. Ngrohtë, me diell dhe me nje plazh ose pishinë
Duke pasur gjithë vitin dimër dhe errësirë, Norvegjezët kërkojnë për vende të ngrohta dhe me diell. Zakonisht kjo do të thotë ishujt spanjoll si Majorka ose Kanariet, ishujt grekë si Kreta ose ishujt kroat. Shkurt, çdo vend i Europës Jugore është i pranueshëm. Gjithashtu, një vend me diell është edhe i shëndetshë,m sepse marrja e rrezeve të diellit i jep vitaminë D trupit.
Lexoni: Si “përfitojnë” njerëzit e suksesshëm nga sezoni i pushimeve?
3. Pije dhe ushqime të lira
Epo, Skandinavët njihen si adhuruesit e party-it dhe alkoolit. Koktejlet e lira janë prioritet, ashtu si dhe ushqimi i lirë. Këto duken si pushime që asnjë nuk mund t’i refuzonte!
Burimi: Huffington Post
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.