10 restorantet më të mira në Europë, mes tyre dhe një nga Shqipëria e Kosova » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

10 restorantet më të mira në Europë, mes tyre dhe një nga Shqipëria e Kosova

Në këtë artikull Business Mag iu paraqet 10 restorantet më të mira të Europës. Një nga gjërat më të mira rreth udhëtimit nga Parisi në Londër, Pragë, Tiranë dhe Berlin është shumëllojshmëria e kuzhinës, cilësia e përbërësve, mikpritja dhe një vakt shumë i shijshëm i ofruar së bashku me argëtimin kulturor.

1. Daroco, Paris, Francë

Në ish-hapësirën atelier të Jean-Paul Gaultier është një restorant italian me arredimin më modern në kryeqytet, me një tavan të pasqyruar, tavolina prej mermeri të bruzët dhe bankete të ngjyrës blu të errët. Porositni një pjatë antipaste dhe një koktejl për të filluar dhe ndjekur me një nga picat e saj të mrekullueshme. Kërkoni një vend në katin e poshtëm që të jeni në qendër të vëmendjes të kuzhinës së hapur. (Lindsay Tramuta, Eater)

Lexoni: Avioni shdërrohet në bar-restorant në mes të detit

2. 893 Ryōtei, Berlin Perëndimor, Gjermani

Ju do të kaloni brenda një skene direkt nga Blade Runner, vetëm për një sekondë, ndërsa kërkoni një hyrje në fasadën e pasqyruar dhe të mbuluar me grafit të 893 Rytoite. Gjejeni atë dhe do të hyni në mbretërinë më të re të krijuar nga pronari legjendar i Berlinit, Duc Ngo (i famshëm për restorantet ikonike si Kuchi, Cocolo Ramen dhe Madame Ngo). Përgatiteni veten për një natë të gatimit aziatik në formën e një menuje të frymëzuar nga Japonia me shtimin e herë pas hershëm të Nikkei, sushi të jashtëzakonshëm dhe shumë sake (pije tradicionale japoneze) – të gjitha këto me njerëzit më të mirë të Berlinit Perëndimor që janë të ulur në tryezën pranë jush. (Per MeurlingEater)

3. Mullixhiu, Tiranë, Shqipëri

Kryekuzhinierit Bledar Kola sigurisht që talenti i tij i përshtatet me personalitetin e mrekullueshëm. Kam pasur kënaqësinë ta takoj atë dy vjet më parë kur e vizitova në Shqipëri. Kam mësuar për atë dhe talentet e tij të kuzhinës nga mediat sociale. Isha shumë i impresionuar për restorantin e tij të ri Mullixhiu në Tiranë, të cillin ai e hapi në Mars të vitit 2016.

Është një koncept unik që integron mullinj të vërtetë, enët novatore që riinterpretojnë kuzhinën shqiptare me dashuri dhe respekt të madh. Arredimi është absolutisht i mrekullueshëm, një festë e vërtetë vizuale, e gjallë dhe e ngrohtë. Ishte dashuri me shikim të parë, duhet ta fotografoja me patjetër atë. (Ilir Rizaj, NY Elite Magazine)

4.  Black Axe Mangal, Londër, Mbretëri e Bashkuar

Nick Solares, prezantuesi i “The Meat Show” drejton Black Axe Mangal të Londrës për një eksperiencë të re multi-kulturore të mishit. Kryekuzhinieri Lee Tiernan ka gatuar në disa nga restorantet më me emër në Londër, por tani ai po shkëputet dhe po krijon një kuzhinë që i bashkon të gjitha – duke u mbështetur në pasionin e tij për traditën britanike të gatimit dhe duke u frymëzuar nga komunitetet e shumta të emigrantëve në Londër. Tiernan e përshkruan menunë e tij si “pikante, të kripur dhe të tymosur”. Kuzhina nuk trembet nga shije të guximshme: zemra, veshka dhe të gjitha llojet e organeve të brendshme që rregullisht i japin shije menusë. (Nick Solares, Eater)

Lexoni: Sa bakshish duhet të lini në vendet europiane? Po në Shqipëri?

5. La Degustation Bohême Bourgeoise, Pragë, Republika Çeke

Në një rrugë romantike në Qytetin e Vjetër, ky vend i kuzhinës fitoi një nga tre yjet e Michelin-it të Republikës Çeke për stilin e saj unik të zbukurimit dhe ushqimin që fillon nga kërmijtë me pras deri tek krapi me bajame dhe derri i zënë në dëllinja. Dhoma e vogël e ngrënies, e mbikëqyrur nga kuzhinieri Oldrich Sahajdák, gjithashtu dekanton rrushin tradicional pinotet dhe sauvignonet më të mirë lokal. (Will Tizard, Telegraph)

6. Piceri Kebab SoleLuna, Genoa, Itali

Piceri Kebab SoleLuna në lagjen Nervi të Genoa. E vendosur në komunitetin e peshkimit, në bregdetin e largët, por engjëllor të lagjes Nervi të Genoa, ky restorant italian i plotëson të gjitha pikat e duhura.

I famshëm për picat dhe qebapët e saj, dekori i brendshëm përmban disa nga fytyrat më të famshme të Napolit, duke përfshirë edhe një futbollist të çuditshëm. Napoli është i famshëm për ambientin e bukur dhe kaotik, kështu që në një qytet të Italisë veriore që mban një lidhje të ngushtë me homologun e saj jugor, është goditur një ekuilibër i përsosur. Dikush mund të darkojë këtu edhe për rreth 20 euro. Stafi është serioz në lidhje me ushqimin e tyre dhe ka shumë birrë dhe verë të mirë për të shoqëruar picat më të mira në Genoa / Napoli. (Jason O’Callaghan, The Guardian)

7. Piz Boè Alpine Lounge, Alta Badia, Itali

A doni të ndiheni në majë të botës? Piz Boe Alpine Lounge është një shtëpizë malore në Dolomites vendosur së bashku me stacionin e sipërm të teleferik Boe që niset nga qendra e Corvara në Alta Badia. Ndaloni për të ngrënë diçka, pushoni, shijoni një aperitiv ose hani drekë në restorantin panoramik: Çfarëdo rasti qoftë shtëpiza malore është vendi i duhur!

8. Dinner in the Sky, Athinë, Greqi

“Dinner in the Sky” ju çon në qiell, ndërsa “i jep jetë” natës në Athinë. Ndërsa restoranti ngadalë rrotullohet, ju shijoni Akropolin e ndriçuar skulpturor, malet përreth, detin dhe natyrisht pamjen e qytetit Athinas. Një kuzhinë jashtëzakonisht e mrekullueshme në qendër të Athinës ju mirëpret! Një tavolinë për 22 persona, së bashku me kuzhinierë me përvojë, të cilët po përgatisin një menu me 5 lloje pjatash, ju çon deri në 50 metra dhe iu ofron një eksperiencë të jetës në qytet.

Lexoni: Genti Selenica: “Çdo njeri, pas disa vitesh kur t’i shkojë mendja për të ngrënë do i kujtohet menjëherë BABOON”

9. Caru ‘cu Bere, Bukuresht, Rumani

Caru ‘cu Bere është një restorant klasik si dhe një nga vendet më të fotografuara në qytet. Që nga viti 1879, ajo ofron një kënaqësi për sytë me dekorin e saj të mahnitshëm. Kombinimi i drurit të errët, tavaneve të harkuara dhe elementëve të praruar ngjall kujtimet e epokës së artë të qytetit. Restoranti është një festë e vërtetë e kulturës së birrës dhe një nga birraritë më të vjetra në Bukuresht. Menuja e restorantit përbëhet nga shumë pjata tradicionale, si supë me fasule, mish i pjekur në skarë dhe një pjatë djathi rumune. (Kirsten Noben,  The Culture Trip)

10. Puro, Prishtinë, Kosovë

Ne e shijuam plotësisht kohën tonë në Puro Restaurant. Çdo gjë trajtohet me efikasitet dhe u jepet vëmendje çdo detaji. Kam qenë në shumë restorante në të gjithë Kosovën dhe jashtë vendit dhe me siguri mund të them se një restorant me një nivel të lartë të shërbimit, një atmosferë të mrekullueshme dhe relaksuese është e vështirë të gjesh në ditët e sotme. Por ne e kemi këtu në Prishtinë! Ushqim i shijshëm, atmosferë e mrekullueshme, muzikë e bukur, gjithçka në kohë. Gjithçka e përfshirë, një vend perfekt! (Zana, këshilltare udhëtimesh)

burimi: Hollywood World Magazine