Si "përfitojnë" njerëzit e suksesshëm nga sezoni i pushimeve?

Si “përfitojnë” njerëzit e suksesshëm nga sezoni i pushimeve?

~7 minuta lexim


Është ajo kohë e vitit kur bizneset fillojnë njëkohësisht të rrisin shpejtësinë ndërsa ritmi i jetës ngadalësohet gjatë sezonit. E ndërsa ngarkesa e punës mund të jetë zvogëluar, kjo është një periudhë ideale për t’u fokusuar te forcimi i marrëdhënieve aktuale të biznesit dhe te ndërtimi i të rejave. Kjo është periudha perfekte për të “rënë shpatullave” shefit tuaj të ardhshëm, klientit tuaj të rradhës ose të forconi një marrëdhënie me një koleg. T’i shfrytëzoni pushimet me qëllim mund t’ju ndihmojë të nisni një vit të ri “me këmbën e mbarë”.

Njerëzit më të suksesshëm përfitojnë në këtë mënyrë nga sezoni i pushimeve:

1. Krijoni më shumë afrimitet

Kartolinat e pushimeve janë pothuajse gjëra standarde nëpër kompani, por është vërtetë një mënyrë e mirë për t’i treguar dikujt se keni menduar rreth tij/saj. Shkoni një hap më larg dhe personalizoni kartolinat e pushimeve për ata që kanë qenë vendimtarë në suksesin e tuaj. Shpenzoni minuta ekstra, për t’u përshëndetur me ata që do donit të punonit më ngushtësisht vitin e ardhshëm. Nuk përbën lajm po të themi se nëse dëshironi diçka, duhet të punoni për të, dhe kjo gjë përfshin edhe marrëdhëniet tuaja. Nëse ka ndonjë mënyrë të lini një përshtypje që zgjat te dikush, duke i bërë ata të ndihen specialë dhe thjesht duke treguar se keni menduar për ta, kjo i ngroh ata me siguri.

 2. Bëjeni ambjentin ‘të ngrohtë’

Festat e pushimeve janë në kulmin e tyre gjatë kësaj periudhe, dhe ndërsa shumë njerëz i shikojnë ato si një mënyrë për të marrë pije falas dhe të largohen më herët nga puna, mos humbni shansin për t’i shtruar rrugën vetes drejt së ardhmes. Të ndërtosh marrëdhënie ka të bëjë me mbajtjen e atyre të vjetrave dhe me ndërtimin e të rejave. Qëllimi juaj duhet të jetë rreth forcimit të marrëdhënieve aktuale të biznesit tuaj, ndërsa u hapni dyert të rejave. Ofrojuni atyre që sapo njihni të marrin nga një pije, krijoni ‘pretekste’ pët t’u futur në biseda, kështu që nuk do të dukeni si ‘budalla’ dhe gjenduni gjithmonë të përgatitur me një kartolinë biznesi në rastin kur biseda shkon më mirë se ç’e prisni.

3. Organizoni një orë koktejli

Një mënyrë fantastike për të rritur marrëdhëniet me të tjerët është të organizoni një event tuajin. Planifikimi i një party harxhon kohë, por të realizoni një orë koktejli në një restorant mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për t’u prezantuar me ‘fytyra’ të reja në grupin tuaj. Ftoni shumë njerëz, ata që i njihni mirë dhe ata që keni dëshirë t’i njihni edhe më mirë. Inkurajojini ata të sjellin me vete kolegët dhe miqtë e tyre.

4. Takohuni ballë-për-ballë

Me vitin që po përfundon, oraret tentojnë të jenë pak më fleksibile. Kjo është një kohë shumë e mirë për të rregulluar takimet e kafeve dhe drekave të punës. Ky gjest i vogël mund të bëjë që të lulëzojë ndonjë lidhje e re, ndërsa shërben për t’u rilidhur me miqtë dhe kolegët e vjetër.

5. Kapni telefonin

Në botën tonë dixhitale, ne të gjithë jemi të para-programuar për të qenë aty për të dërguar një email apo mesazh të shpejtë kur duam të kontaktojmë me dikë. Kemi harruar për fuqinë e një telefonate, e cila është vetëm mjet efektiviteti për sa kohë është sfazuar nga tastierat. Është sezoni perfekt për të kapur telefonin, qoftë për të ftuar njerëz, qoftë edhe vetëm për të përshëndetur. Nuk i kontaktoni dot ata? Një mesazh zanor i shkurtër, por i ëmbël, është shumë mirë dhe do t’i dhurojë buzëqeshjen dikujt pa e prituar ai/ajo.

6. Çlironi stresin

Zakonisht anashkalohet ky aspekt, pavarësisht rëndësisë. Me mbledhjet familjare me bollëk, “orët e lumtura” pas punës dhe udhëtimet në krye të programit të ngjeshur, stresi i sezonit ‘troket’ për shumë prej nesh. Prenotoni një masazh për veten tuaj, merrni një fundjavë larg të gjthëve me dikë të dashur për ju. Të qëndroni të qetë dhe jo të stresuar gjatë sezonit festiv do t’ju ndihmojë shumë të jeni efiçientë dhe të suksesshëm, ndërkohë që ju përgatit për një vit të mbarë që troket.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0