A duhet të hiqni dorë nga ëndrra juaj e re?

A duhet të hiqni dorë nga ëndrra juaj e re?


Kohët e funidit keni lançuar idenë tuaj, mbase një biznes të ri, një rrugë të re në karrierë, ose një rol të ri në kompaninë ekzistuese.

Por gjërat në fillim nuk është se janë në më të mirën e tyre. Është pjesa e ulët e kurbës në formë S të rritjes? Apo është…vetëm një kurbë lineare?

Askush nuk do ta deklarojë ëndrrën e tij të vdekur vetëm nëse, në fakt ajo është e vdekur. Por nëse juaja ka mbështetje dhe po kanalizoni burime të vlefshme për një kauzë që ka një kurbë lineare, mund të duhet të kuptoni të paevitueshmen. Por si mund ta dini se kur është shumë herët për tëhequr dorë? Unë kam vlerësuar mijëra ndërmarrje të reja dhe kam ndihmuar qindra njerëz “ëndërrimtarë” për karrierë, dhe do të sugjeroja se përgjigjiet positive ndaj pyetjeve të mëposhtme sugjerojnë se ju jeni në pjesën e poshtme të kurbës, por rritja po vjen.

A i shërben biznesi juaj (ose pozicioni juaj në kompani) një niçeje (një grupi të caktuar konsumatorësh të patargetuar nga industria)? A po përmbushni një nevojë e cila nuk po përmbushet apo nuk po vihet re ende? Kontributi juaj i ri mund të jetë brilant, edhe nëse interesi fillestar është i pakët. Jeni në shoqëri të mirë: shumë nga ata që kanë ndryshuar rregullat e lojës kanë pasur vëmendje të vogël në hapat e tyre fillestarë. Vëllezërit Wright testuan makinën e tyre fluturuese për vite pa një audiencë, duke ndeshur skepticizmin dhe apatinë. Fluturimet e para të realizuara nuk ishin mbuluar nga shtypi, dhe pak do të besonin se kjo gjë do të ndodhte ndonjëherë. Vëllezërit Wright ishin vizionarë; ata ngulmuan derisa “gjeniu” i tyre “fluturoi” në pjesën rritëse të kurbës. Një filim i ngadaltë nuk tregon gjithmonë të gjithë historinë.

A po luan me fuqitë tuaja? Ne duam të bëjmë atë që duam, por ndonjëherë pasioni ynë nuk ndërhyn te fuqitë tona. Është e rëndësishme të identifikoni dhuntitë tuaja. Vlerësoni në mënyrë të ndershme këto aftësi në krahasim me burimet që ju kërkon kompania. A janë ato të krahasueshme? Apo po ndiqni një pasion me të cilin përshtateni pak? Nëse vërtet nuk e dini, gjeni disa miq të vërtetë ose mentorë dhe kërkojuni atyre të tregohen të ndershëm me ju.

Bazuar në përgjigjet tuaja nga pyetjet e mëparshme, a keni marrë parasysh risqet e duhura. Nëse gara është e fortë, atëherë keni përqafuar një probabilitet të lartë dështimi. Nëse keni identifikuar një niçe të cilës mund t’i shërbeni me anët e tua të forta, atëherë është koha të ‘nguleni’ aty dhe të ngulmoni.

A ju duket puna juaj e vështirë por jo bezdisëse? A e përballoni ditën e re me entuziazëm edhe pse është e frikshme? Rritja e madhe mund të jetë ende rrugës. Por puna e Gregory Miller dhe Carsten Wrosch, profesorë të asocuar të psikolgjisë, dëshmon se të ndjekësh objektivat e gabuar mund të rrisë nivelet e proteinës molekulare C, e cila lidhet me problemet shëndetsore si sëmundja e zemrës, diabeti dhe plakja e parakohshme te të rriturit. Të kesh panik nga puna, ose të vuash nga kushte fizike të pafavorshme janë simpotma të një kurbe lineare.

A po shijoni momentin tuaj? Momentet mund të kenë masë. Ka shumë variabla që mund të maten: numri i konsumatorëve ose transaksionet e mbyllura, nivelet e ekspozimit etj. Nëse variblat tuaj tregojnë përmirësim ose normë rritje, është koha të ngadalësojmë hapin. Në 2004-ën, Bravo lançoi Project Runaway, shfaqja televizive për ata që aspironin të bëheshin dizenjuesë. Nielsen tregoi se më pak se 2 veta në 1000 e shikonin premierën, një e dhjeta e parashikimeve të Bravos. Javët 2-4 nuk ishin më të mira, por në vend që të dorëzohej, Bravo i shfaqi tri episodet e para disa herë. Një muaj më vonë, normat ishin katërfishuar. Ata sërish nuk ishin sipas parashikimeve të tyre fillestare 20 nga 1000 shikuesë, por ndërsa ky moment përshpejtohej, pjesa e ulët e kurbës në formë S ishte një gjë e së kaluarës.

Të dish se kur të tërheqësh “spinën” Çdo ndryshim i ri rezulton në të paktën një humbje efiçience në periudha afatshkurtër. Dhe ka shumë raste kur e vetmja gjë që qëndron midis nesh dhe rezultatit që kërkojmë është durimi dhe këmbëngulja. Por në raste të tjera nuk ka një recetë për suksesin. Edhe kur ndjekim regjimin e duhur, rreth dy e treta e ndërmarrjeve të reja janë të destinuara për të dështuar.

Sipas të dhënave nga Këshilli i Bankës Evropiane, 50-70% e ekzekutivëve të lartë dështojnë.
Përgjigjia negative e pyetjes së mësipërme sugjeron se mund të jetë momenti për ta “hequr” spinën. Mentalitetit poullor të “fitimtarët nuk heqin dorë kurrë,” guruja e marketingut Seth Godin i përgjigjet, “Fitimtarët heqin dorë gjatë të gjithë kohës. Ata vetëm heqin dorë nga gjëja e duhur në momentin e duhur.”

Të besosh se doza shtesë të kohës/parave do t’ju shpëtojnë ditën është tunduese, ne jemi të gjithë të ndjeshëm ndaj idesë së gabuar të kostos së zhytur. Por të kuptosh momentin se kur duhet të tërhiqesh mund të jetë ndryshimi ndërmjet mbytjes së një varke dhe mbytjes së një “Titaniku.”

Edhe nëse kurba juaj është bërë lineare, eksperienca është një instruktor shumë i mirë. Problemet zgjidhen duke eleminuar variablat. Aventurat e dështuara na ndihmojnë të projektojmë një rugë më të zgjuar për radhën e ardhshme. Instituti i Kërkimeve në Performancën e Sporteve në Zelandën e Re ka studiuar sërfistë konkurrentë mes tyre dhe ka përcaktuar se tipikisht ata shpenzojnë 8% të kohës së tyre duke menaxhuar dallgën, 54% duke pedaluar dhe 28% duke pritur. Askush nuk do të sugjeronte se pedalimi, prita dhe zhdukjet e paevitueshme nuk janë integrale në suksesin përfundimtar. Dallga e ardhshme tek e cila mund të bëni sërf, është kurba në formë S që mund të keni pritur.

 

/Harvard Business Review/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0