Eksportet vendase gati janë përgjysmuar gjatë muajit Prill. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vlera e tyre ra 44% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe mbi 16% krahasuar me muajin mars.
Rënien më të madhe sipas të dhënave zyrtare e ka pasur industria e tekstikeve dhe këpucëve. Ndonëse shumë prej tyre kanë qenë aktive, eskporti i tyre ra 50% në Prill. Rënia është shtrirë në të gjitha grupmallrat, duke filluar nga fasonet. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë rënë me më shumë se 50% për muajin prill. Ky është grupi me ndikimin më të madh në uljen e eksporteve.
Sigurisht që rënia në tërësi lidhet me kufizimet tregtare dhe të qarkullimit ndërkombëtar. Importet gjatë kësaj periudhe ranë 37% krahasuar me një vit më pare, ose rreth 19 miliardë lekë.
Lexo: Shoqata e punëdhënësve: penalizoni shkelësit. Mos gjykoni në bllok
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto