Shoqata e punëdhënësve: penalizoni shkelësit. Mos gjykoni në bllok

Shoqata e punëdhënësve: penalizoni shkelësit. Mos gjykoni në bllok


Shoqata Proeksport Albania u ka kërkuar institucioneve që të penalizojnë bizneset që nuk respektojnë rregullat në mbrojtje ndaj Covid. Në një letër dërguar Kryeministrit dhe përfaqësuesve të disa institucioneve, shoqata ka kujtuar se së fundi në media, por edhe në deklarime publike të autoriteteve të ndryshme është vënë re një sulm i padrejtë ndaj punëdhënësve të këtij sektori. Sulmet sipas tyre, vijnë edhe nga autoritete të larta të qeverisë.

Lexo: Maturantët do të shkojnë 3 javë në shkollë

Shoqata ka kujtuar se ditët e fundit, u ka dërguar një letër autoriteteve publike, përfshirë dhe anëtarë të qeverisë, lidhur me “Protokollin e Kuq”, me të cilin qeveria ka synuar të unifikojë mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe pronarëve të fabrikave e kompanive fasonistë. Sipas sipërmarrësve, ky protokoll është një mundësi për të disiplinuar subjektet në kushtet dhe rrethanat e epidemisë.

Por sipas shoqatës, “caktimi me “protokoll”, i dezinfektimit dy herë në ditë, në kompanitë që punojnë 8 orë në ditë pa ndërprerje nuk ka sens, për shkak se nxjerrja e punëtorëve jashtë për të bërë dezinfektimin dhe qëndrimi për dy orë në mjedis të hapur e pastaj kthimi në frontin e punës nuk ka asnjë kuptim për mbrojtjen e shëndetit. Kompanitë tona në të shumtën e rasteve punojnë në orarin 07:30 deri në 15:30”.

Gjithashtu, kërkesa penalizuese në Protokollin e Kuq për lëvizjen e punëtorëve në mjetet private (shërbimi urban mungon në të gjitha rrethet) është praktikisht e parealizueshme, sipas tyre, ashtu siç është këshilluar të bëhet. Ata kanë ofruar një zgjidhje praktike: “asnjë punëtor nuk mund të udhëtojë me furgonin e ndërmarrjers apo të hyjë në mjediset e saj pa iu nënshtruar matjes së temperaturës (katër herë gjithsej) si dhe dezinfektimit të mjetit lëvizës, pajisjes permanente me maska dhe doreza dhe alkoolit dezinfektues në të gjithë mjediset e punës dhe të udhëtimit”.

Lexo: Disa kompani po mbijetojnë, madje lulëzojnë gjatë krizës së koronavirusit

Sipas shoqatës, kjo kërkesë bërë më parë është keqkuptuar dhe është kthyer në një sulm fyes nga zyrtarët e qeverisë, për sipërmarrësit.
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe, në një dalje publike në një televizion lokal në Tiranë dhe në adresën e tij në rrjetet sociale, ka përfshirë, në një akuzë të pazakontë, të gjithë subjektet e rregjimit të përpunimit aktiv.

Shoqata Proekspert kujton se, ndërmarrjet e rregjimit të përpunimit aktiv janë zyrtarisht 762 kompani dhe punësojnë 68 mijë individë. Sipas tyre, autoritetet e kontrollit të punës dhe shëndetit kanë kontrolluar për dy muaj plot 642 kompani dhe kanë gjetur te shkelje katër kompani.

Shoqata “ProEksport Albania” kërkon që të penalizohet sipas ligjit, çdo subjekt që shkel kushtet e punës dhe nuk mbron punonjësit në kushte të rrezikut të lartë të infektimit. Por, “është e pandershme të akuzosh në bllok fasoneritë si vatra infeksioni dhe si “kavanozë të palarë të gogozhareve”, sikundër pa të drejtë bën zyrtari i lartë! Ne kemi bindjen se do të tërhiqet kjo fyerje dhe do të adresohen të gjitha kritikat te subjekte të përveçme, që e meritojnë të penalizohen, nëse vertetohen shkeljet e tyre ligjore”, thekson shoqata.

Lexo: Profesor Besnik Krasniqi fitues i çmimit “Shkencëtari i vitit” për vitin 2019

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0