Profesor Besnik Krasniqi fitues i çmimit “Shkencëtari i vitit” për vitin 2019

Profesor Besnik Krasniqi fitues i çmimit “Shkencëtari i vitit” për vitin 2019


Sot Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka shpallur fituesit e çmimit “Shkencëtar i ri i vitit 2019” dhe “Shkencëtar i vitit 2019.”Lexo:  Maturantët do të shkojnë 3 javë në shkollë

Besnik Krasniqi, fitues i çmimit “Shkencëtari i vitit” për vitin 2019 është njëri ndër shkencëtarët më të mirë në Kosovë. Është diplomuar me sukses në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë në vitin 2001.  Studimet e magjistraturës i kreu në vitin 2003 dhe të doktoratës i kreu në vitin 2010, të dyja në Fakultetin e Shkencave të Ekonomisë të Universitetit të Stafordshirit në Angli. Studimet e thelluara të postdoktoratës i kreu në 2014 në Indiana Unviersity, në një ndër shkollat më të mira në politika publike në Amerikë si fitues i njërës nga bursat më prestigjioze në botë Fulbright.

Në vitin 2015 ka qenë i ftuar si profesor vizitor në Universitetin e Michigenit, në SHBA në fushën e ndërmarrësisë, në Ross School of Business. Në Michigen ka qëndruar si bursist i parë i bursës prestigjioze “Weiser Professional Development Program Fellows”. Në vitin 2016 ka qenë profesor visitor në Tuck Business School at Dourtmoth në SHBA në njërën nga shkollat më të mira të biznesit në botë.

Në vitin 2016 u bë ligjërues i jashtëm në Shkollën e Mastritit për Menaxhment (Maastricht School of Management) në Hollandë në lëndën Ndërmarrësia në Ekonomitë Emergjente, në programin e rregullt Master në Administrim Biznesi. Pozitën e profesorit të jashtëm e mban edhe sot.

Profesor Krasniqi është editor i asocuar në revisten shkencore International Journal of Emerging Markets dhe anëtar i bordit editorial të shumë revistave shkencore, ndër më të mirat në botë fushën e ndërmarrësisë: Small Business Economics, Journal of Small Business Management, International Journal of Entrepreneurial Behaviour and Research, Journal of East-West Business.

Në nëntor të viti të kaluar punimi i profesor Krasniqit është shpallur punimi më i mirë në konferencë për kontributin e tij në sfidimin e dijes ekzistuese në ndërmarrësi (Best Paper Prize for ‘Challenging the conventional wisdom in entrepreneurship), në një nga konferencat më prestigjioze në botë, RENT Entrepreneurship në Berlin.

Aktualisht është profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai është lektor i lëndëve: Menaxhimi i Biznesit të Vogël, Menaxhimi i Inovacionit dhe Metodat Kërkimore, dhe është shef i departamentit të Menaxhmentit në Fakultetin Ekonomik.

Indeks online

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0