Ministria e Arsimit: Shkollat do të hapet për maturantët nga periudha 18 maj deri më 5 qershor

Maturantët do të shkojnë 3 javë në shkollë


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njoftoi në një dalje publike se shkolla do të hapet për maturantët nga periudha 18 maj deri më 5 qershor.

Ja disa nga pikat e deklaratës së plotë për mbylljen e vitit shkollor 2019-2020:

  • Shkollat do të hapen vetëm për maturantët nga periudha 18 maj deri më 5 qershor, nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social;
  • Provimet e Maturës Shtetërore do të mbahen mes datave 8-18 qershor, më të reduktuara dhe sipas plan-programeve të reja;
  • Provimet e klasave të 5-ta dhe 9-ta do të anulohen;
  • Mësimi online vijon deri më 29 maj, më pas, në dy javët e para të qershorit do të mbyllen vlerësimet e fundvitit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0