Warren Buffett ka bërë të ditur se ka shitur aksionet në katër linjat ajrore më të mëdha në tregun amerikan, aksione që i përkasin Berkshire Hathaway.
Duke folur në mbledhjen vjetore të aksionarëve, Buffett tha se “bota ka ndryshuar” për shkak të koronavirusit, duke theksuar se kishte gabuar të investonte në industrinë e aviacionit.
Vendimi i Buffett erdhi vetëm disa orë pasi Berkshire Hathaway njoftoi rekord humbjesh për tremujorin e parë, me vlerë 50 miliardë dollarë.
Grupi kishte 11% të aksioneve në Delta Air Lines, 10% në American Airlines, 10% në Southwest Airlines dhe 9% në United Airlines.
Pas shmangies për vite më radhe, investimet në industrinë e transportit ajror nisën në vitin 2016.
Gjatë takimit me investitorët Buffett u shpreh se: “Ne e morëm këtë vendim në drejtim të biznesit të linjës ajrore. Ne morëm para nga biznesi dhe patëm humbje të konsiderueshme. Ne nuk do të financojmë një kompani, ku mendojmë se do të konsumojë para në të ardhmen”.
Lexo: Shkencëtarët amerikanë e konfirmojnë: Coronavirusi dobësohet nga moti i ngrohtë
Industria amerikane e udhëtimeve është tronditur për shkak të pandemisë koronavirus, kur linjat ajrore kanë prerë qindra mijëra fluturime.
Buffett tha se para goditjes së pandemisë, ai kishte menduar të rriste investimet në linja ajrore.
Në një deklaratë, kompania e fluturimeve Delta tha se ishte në dijeni të shitjes dhe ka “respekt të jashtëzakonshëm për Z. Buffett dhe ekipin e Berkshire”. Linja ajrore shtoi se mbetet “e sigurt” në pikat e saj të forta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.