Shkencëtarët amerikanë e konfirmojnë: Coronavirusi dobësohet nga moti i ngrohtë

Shkencëtarët amerikanë e konfirmojnë: Coronavirusi dobësohet nga moti i ngrohtë


Coronavirusi ka dhënë shenja se dobësohet më shpejt kur ekspozohet ndaj dritës së diellit, nxehtësisë dhe lagështisë, tha një zyrtar amerikan të enjten, një shenjë që pandemia mund të jetë më pak ngjitëse gjatë verës.

Lexo: Vëzhguesit e BE-së paralajmërojnë për dezinformim mbi koronavirusin nga Irani, Rusia dhe Kina

Kërkuesit e qeverisë amerikane kanë arritur në përfundimin se virusi mbijeton më shumë në mjedise të mbyllura dhe të thata, dhe e humb fuqinë kur ekspozohet ndaj lagështisë dhe temperaturave të larta, sidomos kur del në dritë të diellit.

Kjo deklaratë u dha nga William Bryan, drejtori i Drejtorisë së Shkencës dhe Teknologjisë në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare. “Virusi vdes më shpejt në praninë e dritës së diellit”, tha ai për Shtëpinë e Bardhë në një njoftim.

Ky zbulim sjell shpresë se coronavirusi mund të imitojë sjelljen e sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, si gripi, të cilat janë më pak ngjitëse në mot të ngrohtë. Megjithatë, duhet pasur parasysh që coronavirusi ka qenë vdekjeprurës në vende të ngrohta, si Singapori, gjë që ngre dyshime për ndikimin që mund të kenë në të vërtetë faktorët e mjedisit.

Presidenti Donald Trump tha, se zbulimet duhet të interpretohen me kujdes, por në të njëjtën kohë u krenua me faktin që i doli fjala, pasi kishte thënë më parë që coronavirusi mund të tërhiqet në verë. “E thashë një herë që mund të ikë prej ngrohtësisë dhe dritës. Njerëzve nuk u pëlqeu dhe aq shumë ajo deklaratë”, tha Trump në një konferencë për shtyp.

Lexo: Inovacion i qëndrueshëm kura më efikase e post-krizës COVID19

16 shtete në SHBA kanë parashtruar planet për lehtësimin e masave kufizuese, në mënyrë që të rihapet ekonomia. Xhorxha dhe Karolina e Jugut do të lejojnë hapjen e disa bizneseve këtë javë, edhe pse autoritetet shëndetësore kanë thënë se kjo lëvizje do të sjellë më shumë vdekje, pasi nuk kanë mjaftueshëm teste për të vlerësuar se sa njerëz janë infektuar.

EuroNews Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0