Vëzhguesit e BE-së paralajmërojnë për dezinformim mbi koronavirusin nga Irani, Rusia dhe Kina

Vëzhguesit e BE-së paralajmërojnë për dezinformim mbi koronavirusin nga Irani, Rusia dhe Kina


Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë identifikuar një “konvergjencë të dezinformimit” midis Kinës, Iranit dhe Rusisë, lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ata thonë, se ato po “shumëfishohen” në një mënyrë të koordinuar, sipas një dokumenti të brendshëm të parë nga Radio Evropa e Lirë.

Lexo: Lux Montagnier, shkencëtari fitues i çmimit Nobel, pohon se koronavirusi ka origjinën në laborator

Dokumenti, i cili është i datës 20 prill, thotë se temat e zakonshme të dezinformimit janë se koronavirusi është një armë biologjike e krijuar në Shtetet e Bashkuara për të mposhtur kundërshtarët si dhe informacionet që tregojnë se Kina, Irani dhe Rusia “kanë më shumë sukses se Perëndimi” në luftimin e epidemisë.

Dokumenti gjithashtu thotë se udhëheqësit iranianë – të përforcuar nga mediat ruse – vazhdojnë të bëjnë thirrje për heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit, duke pretenduar se ato po dëmtojnë përgjigjen humanitare dhe mjekësore të vendit ndaj COVID-19.

Dokumenti potencon se kjo është pjesë e një “konvergjence” më të gjerë ruse, iraniane dhe kineze që bën thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Iranit, Sirisë dhe Venezuelës.

Të gjitha vendet janë përballur me rritje të sanksioneve ekonomike të SHBA-së nën udhëheqjen e presidentit, Donald Trump. Në rastin e Sirisë, dezinformimi përdoret “për të përforcuar një retorikë anti-BE, që pretendon se blloku po kryen një” luftë ekonomike” ndaj këtij vendi të Lindjes së Mesme.

Dokumenti prej 25 faqesh është shkruar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS). Ky është një përditësim i një raporti të muajit prill që pretendon se Rusia dhe Kina po vendosin një fushatë dezinformimi rreth pandemisë së koronavirusit që mund të ketë “pasoja të dëmshme” për shëndetin publik në të gjithë botën.

Në një raport të muajit mars, vëzhguesit e BE-së akuzuan mediat pro-Kremlin për përhapjen aktive të dezinformatave për epideminë, në përpjekje për të “minuar besimin e publikut” në vendet perëndimore.

Raporti i ri thotë se Rusia dhe në një masë më të vogël Kina, vazhdojnë të fuqizojnë “retorikën e komplotit” që synojnë të dy audiencat publike: në BE dhe më gjerë, në vendet fqinje të saj.

Dokumenti vëren se burimet zyrtare ruse dhe media shtetërore vazhdojnë të bëjnë një fushatë të koordinuar që synojnë dëmtimin e BE-së përfshirë reagimin e saj ndaj krizave, si dhe për të mbjellë konfuzion në lidhje me ndikimet shëndetësore të COVID-19.

Lexo: Nisma e World Vision Albania: Shtëpisë mbyllja derën, zemrës hapja

Dokumenti gjithashtu thotë se shumica e përmbajtjeve të identifikuara nga EEAS vazhdojnë të shpërndahen në mediat sociale si Twitter dhe Facebook. Dokumenti pretendon se Google dhe shërbimet e tjera që ofrojnë reklama online “vazhdojnë të fitojnë para dhe stimulojnë dezinformimin duke vendosur reklama me pagesë në faqet e internetit përkatëse.” Përfaqësuesit e këtyre kompanive nuk janë përgjigjur në kërkesën e Radios Evropa e Lirë për të komentuar këto pretendime.

Sipas analizës nga ekipi i monitoruesve të BE-së, dezinformatat në lidhje me virusin po përhapen në mënyrë virale në tregjet e vogla të mediave, brenda dhe jashtë BE, në të cilat gjigantët e teknologjisë “kanë një nivel më të ulët të kundër-masave”.

Burimi: REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0