Lux Montagnier, Shkencëtari Fitues i Çmimit Nobel, pohon se koronavirusi ka origjinën në laborator

Lux Montagnier, shkencëtari fitues i çmimit Nobel, pohon se koronavirusi ka origjinën në laborator


Shkencëtari francez, fitues i çmimit Nobel, Luc Montagnier ka ndezur një polemikë të freskët, duke pohuar se virusi SARS-CoV-2 erdhi nga një laborator, dhe është rezultat i një përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër virusit të AIDS-it.

Lexo: Franca, Evropa shqyrtojnë përdorimin e aplikacioneve të debatueshme të gjurmimit

Në një intervistë dhënë në kanalin Francez CNews dhe gjatë një podcasti nga Pourquoi Docteur, profesori Montagnier i cili bashkë-zbuloi HIV-in (Human Imunodeficiency Virus) pretendoi praninë e elementeve të HIV-it në gjenomin e koronavirusit dhe madje edhe elementet e “mikrobit të malaries” janë shumë të dyshuar, sipas një raporti në Asia Times.

“Laboratori i qytetit Wuhan është specializuar në këto koronaviruse që nga fillimi i viteve 2000. Ata kanë ekspertizë në këtë fushë”, u citua të thoshte ai. Teoria se virusi Covid-19 e ka origjinën në laborator, po sillet për një kohë të gjatë.

Presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar, e pranoi raportin se koronavirusi novel mund të ketë rrjedhur aksidentalisht nga një praktikant, që punon në Institutin Wuhan të Virologjisë në Kinë.

Në një raport ekskluziv, bazuar në burime të paemëruar tregon se megjithëse virusi është lloj që shfaqet natyrshëm tek lakuriqët dhe jo një bioarmë ishte duke u studiuar në laboratorin Wuhan

Transmetimi fillestar i virusit ishte nga njëri tek tjetri, tha kanali i lajmeve, duke shtuar se “pacienti zero” punonte në laborator. Punonjësi i laboratorit u infektua aksidentalisht përpara përhapjes së sëmundjes, midis njerëzve të thjeshtë jashtë laboratorit, në qytetin Wuhan.

Profesor Montagnier iu dha Çmimi Nobel në Mjekësi në vitin 2008, për identifikimin e virusit të SIDA-s, me profesorin e kolegut të tij Françoise Barre-Sinoussi. Pretendimi i tij i freskët për koronavirus, megjithatë, mori kritika nga shkencëtarët, përfshirë edhe kolegët e tij.

“Në rast se nuk e dini. Dr Montagnier ka patur një rënie në karrierën e tij jashtëzakonisht të shpejt në vitet e fundit. Nga mbrojtja e pabazë e homeopatis (mjeksisë popullore) e deri në të qenit një antivaksinues. Çfarëdo që ai të thotë, thjesht mos e besoni,” tweeted Juan Carlos Gabaldon.

Lexo: Zoom arrin 300 milionë përdorues në ditë, duke u rritur 50% nga fillimi i Prillit

Sipas një postimi të fundit në Washington Post, dy vjet më parë, zyrtarët e ambasadës amerikane në Kinë ngritën shqetësime në lidhje me biosigurinë e pamjaftueshme në Institutin e Virologjisë Wuhan të qeverisë kineze, ku studiohen viruset vdekjeprurëse dhe sëmundjet infektive.

Megjithëse instituti, i vendosur mjaft afër tregut të Wuhan, është laboratori i parë i Kinës për biosigurinë IV, Departamenti i Shtetit Amerikan kishte paralajmëruar në vitin 2018 për “mungesë serioze të teknikëve dhe hetuesve të trajnuar siç duhet, të nevojshëm, për të operuar me siguri këtë laborator, me përmbajtje të lartë”.

Sherohu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0