Zoom arrin 300 milionë përdorues në ditë, duke u rritur 50% nga fillimi i Prillit

Zoom arrin 300 milionë përdorues në ditë, duke u rritur 50% nga fillimi i Prillit


Më shumë se 300 milionë njerëz përdorën aplikacionin e video-konferencave Zoom me 21 Prill, një rritje 50% nga 200 milionë përdorues të përditshëm në fillim të muajit, tha CEO Eric Yuan.

Lexo: Diskutohet dhe ratifikohet sot në Kuvend: Protokolli Shtesë për Tregtinë në Shërbime

“Është e qartë. Platforma Zoom po ofron një shërbim tepër të vlefshëm për përdoruesit tanë të dashur gjatë kësaj kohe sfiduese,” tha Yuan. “Jemi të emocionuar dhe të nderuar që vazhdojmë të fitojmë besimin e kaq shumë ndërmarrjeve, spitaleve, mësuesve dhe klientëve në të gjithë botën”.

Ndërsa bllokimet e koronavirusit kanë detyruar më shumë njerëz që t’u drejtohen aplikacioneve të video-konferencave për të vazhduar punën nga shtëpia, si dhe të qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen, Zoom ka dalë si platforma mbizotëruese.

Popullariteti i Zoom është rritur shumë gjatë javëve të fundit edhe pse kompania po përpiqet të zgjidhë skandale të ndryshme të privatësisë, sikurse një praktikë e quajtur “Zoom bombing”, ku hakerat kanë ndërhyrë në konferencat e përdoruesve, duke i shqetësuar ata. Kompania gjithashtu ka dërguar të dhëna analitike në Facebook, pa paralajmëruar përdoruesit. Ndaj për të pati një padi lidhur me ndarjen e të dhënave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0